Ekspozita është ideuar dhe kuruar nga Ilir Çumani.
“Në fakt unë kamë afro tre vite që po merrem me projektin e 100-vjetorit të krijimit të Strehës së parë Vorfnore. Një histori pak e njohur për shumicën e shqiptarëve, ndoshta edhe për studiues të fushës apo historianë, të cilët kanë se ç’të mësojnë e të gërmojnë në gjithë këtë përpjekje të humanizmit shqiptarë, e cila shtrihet në pesë etapa të ekzistencës së historisë së strehës së parë Vorfnore”, tha Çumani.
Në mjediset e Presidencës janë ekspozuar foto të rralla.
Në këtë foto është Duçja që i ka çuar jetimët shqiptarë me anije në Romë për të festuar triumfin e fashizmit në Shqipëri.
Në një tjetër foto, në një situatë të re historike, sheh fëmijët e një revolucionari afrikan që u strehuan në Shqipëri në vitet ’70 për të shpëtuar jetën.
Më tej janë personalitetet shqiptare që u rritën jetim dhe ata që u rritën në shtëpinë e fëmijës.
Streha e parë vorfënore u themelua në rrugën e Kavajës më 28 nëntor të 1917-s me ideimin e Rauf Ficos, asokohe nënprefekt i Tiranës. Në këtë ekspozitë gjendet letra për drejtorin e përgjithshëm të kryqit të kuq shqiptar, Haxhi Shkoza, i cili i kërkonte Ficos të dhënat për iniciativën e ngritjes se Strehës.
Zyber Hallulli me dëshirën e tij, para se të vdiste i ka dhuruar “Strehës Vorfnore” të gjithë pasurinë e tij personale. Në vitin 1994, streha ka marrë emrin e tij.
Ekspozita “Rrugëtimi i Humanizmit Shqiptar në 100 vite” do të jetë e hapur për publikun nga ora 10:00-14:00.
[gallery]24905[/gallery]
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

VIDEO









