Nuk zbatuan urdhërin e Prokurorisë për arrestimin e grupit të zjarrit në protestën e 21 janarit të vitit 2011, pyeten për herë të parë dy ish drejtuesit e policisë së shtetit Hysni Burgaj dhe Agron Kuliçaj.
Kuliçaj dhe Burgaj janë paraqitur këtë të hënë në zyrën e prokurorit Ndini Tavani, ku në statusin e personave nën hetim kanë dhënë deponimet e tyre në lidhje me mos arrestimin e 6 gardistëve të cilët qëlluan e vranë 4 protestues të pafajshëm në protestën e 21 Janarit.
A1 Report ka mundur të mësojë se i vetmi që ka pranuar të dëshmojë ka qenë ish drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, ndërsa vartësi i tij Agron Kuliçaj ka deklaruar se do të paraqitet në një moment të dytë në prani të avokatit.
Në dëshminë e tij mësohet se Burgaj ka thënë se urdhër arrestet nuk janë zbatuar herën e parë pasi ka patur një lapsus ortografik, ndërsa pas korigjimit sipas versionit të Burgajt ai s’ka dijeni se çka ndodhur pasi kjo ka qenë kompetencë e drejtorisë së Tiranës.
Dy ish drejtuesit e policisë së shtetit janë pyetur në prani të oficerit të policisë gjyqësore si dhe oficerit të shërbimit të kontrollit të brendshëm të policisë së shtetit, pasi kjo dosje sipas prokurorisë aktualisht ndodhet për veprime proceduriale pranë SHKB-s.
Pak kohë më parë drejtuesit e policisë u kallëzun në prokurori nga ministria e brendshme për shpërdorim detyre, ndërsa burime për a1report nga akuza e kryeqytetit thanë se në listën e personave që do të pyeten është dhe drejtori i policisë së Tiranës, në atë kohë, Sajmir Muça.
Deponimet e drejtuesve të policsë së shtetit vinë 4 vite nga protesta e 21 janarit, ndërsa ende kjo dosje nuk ka një vendim përfundimtar pasi gjykata e lartë vazhdon të studiojë dosjen pas rekursit të prokurorisë e cila kërkon rikthimin e Ndrea Prendit, Agim Llupos e Margarit Kumes në burg.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO