Adnan Januzaj është kthyer në kryefjalën e ditës në Shqipëri, Kosovë, Belgjikë dhe padyshim në Angli, aty ku është duke shkëlqyer me ekipin e parë të Manchetser United.

Januzaj me origjinë kosovare dhe i rritur në akademinë e Andërletit në Belgjikë është në optikën e shumë klubeve në Evropë, mes tyre edhe Juventusi që ka shfaqur dëshirën hapur për ta pasur në gjirin e tij.

Por deklarata e fundit e trajnerit të kombëtares sonë De Biasi, se Januzaj është talent dhe se po pret kohën që të bisedojë me të ka bërë që interesimi të rritet akoma, por tashmë për përfaqësuesen për të cilën do të luajë. Dilema është mes Shqipërisë dhe Belgjikës.

Mediet belge pas deklaratave të De Biasit shkruajnë se Januzaj e ka bërë zgjedhjen e tij tashmë. “Januzaj ka zgjedhur të luaj për Shqipërinë, për shkak të presionit që ka nga babai i tij, pasi ai disa herë ka refuzuar të gjitha kategoritë ekipeve të moshave të Belgjikës” shkruajnë mediet. Ndërsa nga ana e vetë Januzajt, por edhe të afërmve të tyre nuk ka asnjë reagim.