“Arkivat në Lëvizje” nis projekti që
shpëton trashëgiminë audiovizive

“Arkivat në Lëvizje” nis projekti që<br />shpëton trashëgiminë audiovizive
Sesionet e punëtorive “Arkivat në Lëvizje” projekti i kinemasë shqiptare kanë startuar me një workshop me praninë e Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro dhe Drejtoreshës së  ACP-së, Regina Longo.
 
Drejtoreshës së AQSHF-së, Elvira Diamanti, Kryetarit të QKK-së, Ilir Butka, Rektorit të AFM Marubi, Kujtim Çashku dhe të gjithë ekspertëve të ACP-së dhe pjesëmarrësve të AIM-së.

Bëhet fjalë për projektin e Kinemasë Shqiptare (ACP) do të zhvillojë punëtori rajonale trajnimi në Ballkanin Perëndimor për profesionistët e arkivave audiovizive. Këto arkivistë punojnë përtej mundësive për të ruajtur një trashëgimi të rrezikuar audiovizive e që ka pasur shumë pak mundësi të shihet përtej kufijve të rajonit.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro u shpreh se “Ministria e Kulturës në ruajtje të trashëgimisë, duke patur parasysh vështirësitë e arkivit e kam mbështetur këtë projekt që në fillesat e tij, ashtu si edhe kemi mbështetur projekte të tjera të AQSHF-së me synimin për t’u treguar brezave jo vetëm një pjesë të historisë, por edhe një vlerë të artit kinematografik shqiptare. Filmi është një nga gjinitë e artit që na bashkon të gjithëve. Njëherësh një nga artet që bashkon të gjitha gjinitë. Gjej rastin të falenderoj Regina Longo-n që nuk rresht së bashkëpunuari për restaurimin e filmave shqiptarë.  Do të vazhdojmë të mbështesim edhe në të ardhmen projekte të tilla, që të krijojmë një raport në vazhdimësi për të ardhmen”.

ACP pobashkëpunon me Federatën Ndërkombëtare të Arkivave të Filmit (FIAF), Muzeun George Eastman (GEM), AV Geeks, Arkivii Medias në San Francisco (SFMA), Bibliotekën e Kongresit Amerikan (LOC) dhe Ministria e Kulturës Shqiptare për të nisur Punëtoritë Arkivat në Lëvizje (AIM Ëorkshops).

Rayan Robert përfaqësues i zyrës së marrëdhënieve me publikun në ambasadën amerikane u shpreh tejet i nderuar për këtë bashkëpunim.

Unë nuk kuptoj shumë shqip, por nga filmat që kam parë kam mësuar një pjesë të historisë shqiptare dhe mendoj se ky takim me kinemanë e kaluar është e rëndësishme për brezat e rinj që të kuptojnë historinë nëpërmjet filmit”.

Punëtoritë praktike të tipit laborator për profesionistët e arkivave, do të drejtohen nga një grup ekspertësh ndërkombëtarë profesionistë të arkivave audiovizive, të cilët do të dhurojnë kohën dhe ekspertizën e tyre, sepse për ta është e rëndësishme të punojnë me arkivat në rrezik dhe t’i aftësojnë arkivistët në procesin e rezervimit të koleksioneve audiovizive. Qëllimi i AIM është të aftësojë pjesëmarrësit në mënyrë që ato të maksimizojnë burimet që kanë në dispozicion, të punojnë me buxhete të kufizuara dhe numër të pakët punonjësish, dhe në të njejtënkohë të tregojë se si një nismë e vogël e tipit bëje-vetë shkon shumë përtej kur kombinohet me ekspertizën dhe njohuritë bazë të punonjësve të arkivave.

Drejtoresha e AQSHF-së, Elvira Diamanti përshëndeti pjesëmarrësit në këtë punëtori.

Është detyra jonë ta ruajmë dhe mbrojmë këtë trashëgimi të çmuar të historisë sonë të dokumentuar, historisë dhe krijimtarisë kinematografike. Kemi vite që kemi bërë përpjekje për ta shpëtuar dhe sot ndihem e gëzuarqë kemi kaq shumë mbështetës në këtë trashëgimi që shumë pak njihet përtej kufijve”.

Kutia e vogël e kujtimeve që kemi në shtëpi është memoria jonë. Njësoj kështu duhet parë edhe kjo trashëgimi e madhe e AQSHF-së, kjo memorie kolektive, jo vetëm si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore, por edhe si përmbledhje e punës së shumë artistëve.  Detyra jonë është  jo vetëm ta konservojmë, por edhe ta ndajmë me të tjerë”- u shpreh drejtori i QKK, Ilir Butka.

Rektori i AFM Marubi, Kujtim Çashku shprehu idenë e krijimit të një filozofie, një qasje sa i përket ruajtjes dhe mbrojtjes së trashëgimisë së arkivit, ç’ka ka nisur me projektet e mëparshme dhe këtë sesion trajnimi në AQSHF.
 
Sesioni i parë intensiv  2 –javor për prezervimin e koleksioneve audiovizive do të mbahet në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF) në Tiranë, nga 17-28 tetor 2016.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit