“Ata hyjnë pa trokitur”, persiatje
për një komedi dramatike të  Borës

“Ata hyjnë pa trokitur”, persiatje<br />për një komedi dramatike të  Borës
Atë që zakonisht thuhet në fund pas një analize kritike, po e artikuloj në filim: komedia dramatike e Armado Borës “Ata hyjnë pa trokitur“, sipas meje, është ndër veprat më me vlera të dramaturgjisë sonë në këto dy dekada, me elemenete të realistes e surealistes, të absurdes dhe ekzistenciales. Një vepër moderne me frymë brehtiane. Autori me gjuhën e artit  i bën skanerin diktaturës enveriste në “organin” më të dhunshëm e kriminal, - sigurimi i  shtetit, - arma vrasëse e lirisë së individit dhe shoqërisë.

Mbështetur në një ngjarje reale, autori krijon një komedi dramatike ku çifti Burrë–Grua presin nga çasti në çast t’i internojnë apo burgosin. Mënyra si e ka shestuar, formësuar dhe trajtuar dramën e tyre duke aplikuar komiken e dramatiken, groteskun dhe realisten, ironinë dhe satirën është e mrekullueshme. Autori jep me art të klasit të parë dhunën, trysnitë  psikologjike dhe  torturat shiprtërore të dy personazheve dhe në të njejtën kohë  fshsikullon, stigmatizon, satirizon dhe ironizon “Ata hyjnë pa trokitur”.

Është një mënyrë origjinale e shestimit dhe stukturimit të kësaj vepre e cila realizon artistikisht me sukses modelin më të keq të dhunës psikologjike të kohës pa liri të socializmit enveriste, për t’i kumtuar të  sotmes se një neodiktaturë po shfaqet argesive duke dhunuar liritë e të drejtat individuale dhe kolektive të njeriut. Në këtë vështrim komedia dramatike “Ata hyjë pa trokitur” është vepër provokative e guximshme, me mesazhe të fuqishme.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës