“Aventurat” e para me hyrjen
time në Partinë Demokratike

“Aventurat” e para me hyrjen<br />time në Partinë Demokratike
Ne, e kam fjalën “intelektualët e rinj” siç na quanin, - një tufë tridhjetëvjeçarësh, kryesisht njerëz të letrave e që do të përfshiheshim pothuaj të gjithë në politikë me themelimin e Partisë Demokratike, - nuk kishim sy për të parë te regjimi ndonjë shenjë frike në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale dhe më vjen shumë keq.

Gjithë ç’shihnim ne ishte ndonjë shenjë zbutjeje e represionit, gjë që e përkthenim si dinakëri nga ana e regjimit e posaçërisht e Ramiz Alisë për të mashtruar opinionin ndërkombëtar, i cili nga ana e vet nuk po tregonte ndonjë vëmendje të madhe ndaj Shqipërisë tashmë që komunizmi kishte rënë prej një viti në Lindjen Sovjetike të Europës duke shënuar edhe armëpushimin e Luftës së Ftohtë. Shqipëria nuk kishte më asnjë peshë për Luftën dhe as për Paqen në Europë. Sa për të dhënë një shembull, po kujtoj se në vjeshtë 1990 në Tiranë nuk ishte e hapur asnjë ambasadë perëndimore. Shqipëria staliniste kishte mbijetuar krejt e shkëputur si nga Moska ashtu edhe nga bota demokratike prej tridhjetë vjetësh.

Ne atje brenda i kishim të gjitha arsyet të besonim se ajo mund të vazhdonte pafundësisht kështu, “as me Lindjen, as me Perëndimin” siç e kishte përcaktuar vetë Ramiz Alia rrugën nëpër të cilën rrokullisej në rënie të lirë vendi. Domethënë në agoni.

Kjo zbutje e shtirur e represionit synonte dhe, sipas gjykimit tonë, po arrinte gjithashtu ta lidhte në një masë të madhe shpresën e shoqërisë shqiptare për ndryshim me emrin e Ramiz Alisë. Kjo nuk do të ishte gjë tjetër veç pajtim i shoqërisë me mosndryshimin, domethënë pajtim me agoninë. Për ne, intelektualët e rinj, kjo nuk ishte gjë tjetër veç pajtim me pafuqinë tonë për të qenë të dobishëm, gjë që na kishte mbushur me një dëshpërim të thellë dhe të ankthshëm.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Sytë drejt Teheranit! Izraeli pret sulmin dhe paralajmëron: Do të përgjigjemi

Sytë drejt Teheranit! Izraeli pret sulmin dhe paralajmëron: Do të përgjigjemi