“Balloja e Diplomës” rikthen
koreografin Kerni
Mbrëmë u ngjit në skenë shfaqja e parë e baletit që e rikthen si koreograf në institucionin që drejton Ilir Kernin, i cili në shtator të 2013-s ka marrë detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.
TIRANE- Mbrëmë u ngjit në skenë shfaqja e parë e baletit që e rikthen si koreograf në institucionin që drejton Ilir Kernin, i cili në shtator të 2013-s ka marrë detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. “Balloja e Diplomës”, një koreografi që është e realizuar me mjeshtëri nga Ilir Kerni, sipas kritikut të artit David Lichine, është rikthyer mbrëmë në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë. Baleti do shfaqet edhe sot paraditen e së shtunës, më 24 maj në orën 11.00, për t’u ndjekur nga nxënësit e shkollave të mesme pa pagesë.
Kjo shfaqje shërben edhe si pjesë e projektit të edukimit përmes artit, që po realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, që moshat e reja të ngrenë nivelin e njohurive muzikore dhe të kenë për vepra të kompozitorëve të mëdhenj botërorë si Verdi, Vagner, Puçini, Mozart, etj. “Balloja e Diplomës” është balet me një akt që zgjat rreth 50 minuta. Kjo shfaqje është një përmbledhje e pjesëve muzikore të Johann Strauss (valse, marshe, mazurka, galop, etj) të cilat së bashku krijojnë tërësinë e një vepre.
Skenografia është e realizuar nga Tonin Prendi, kostumet nga Elva Balla, balet maester Alisa Gjoni dhe interpretojnë solistë dhe balerinë të njohur të Teatrit të Operës dhe Baletit. Kjo shfaqje baleti, e cila vjen në vijim të veprave të repertorit që janë shfaqur deri tani në skenën e TOB, më pas do t’ia lërë radhën të tjera premierave që do të jenë në skenën e këtij teatri. Në baletin “Balloja e diplomës” ngjarjet zhvillohen në një konvikt nxënësesh, vajzash të reja, ku organizohet një Ballo Diplome dhe me këtë rast ftohen të festojnë në ditën e diplomimit të tyre edhe disa kadetë të rinj të një garnizoni - shkolle ushtarake aty pranë. Ajo që i fton, por edhe që i mbikëqyr njëkohësisht, është Guvernantja, ose drejtoresha e vajzave.
Guvernantja dhe vajzat e presin këtë moment me shumë emocion dhe së bashku përgatisin një program që do t’i bëjë të dy palët të mbeten të kënaqur. Megjithëse në fillim të dyja palët janë të ndrojtura karshi njëra-tjetrës, dalëngadalë mes të rinjve fillojnë të lindin pëlqimet dhe simpatitë e para. Përjetimit të ndjenjave nuk u shpëton as Guvernantja dhe Gjenerali, një burrë në moshë që udhëheq kadetët e rinj. Festës i vjen fundi dhe kadetëve u duhet të kthehen në garnizon. Vajzave dhe drejtoreshës nuk u mbetet gjë tjetër veçse të shpresojnë që një gjë e tillë do të ndodh sërish, po kaq bukur dhe me ndjenjë.
Personazhet dhe interpretët e baletit janë guvernantja Alisa Gjoni; gjenerali Erald Zela; Besi Skura; vajza e parë Ledia Sulaj; vajza e dytë Jonida Onuzi, Odeta Dishnica; Bateristi Endri Shkoza; Fatjon Lito; Pas de deux “La Sylphide” Enada Hoxha, Gerd Vaso; Erisa Gina, Dion Gjinika; rivale foute Jonida Onuzi, Loreta Bala, Adela Muçollari; Kadeti i parë Ervis Nallbani; Kadeti i dytë Dion Gjinika. Në datën 16 mars kur kjo shfaqje u interpretua edhe trupa e baletit të Kosovës, ku skenografia ishte realizuar nga Bardha Neziri dhe kostumet nga Samka Ferri.
Redaksia Online(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.4%
-
Jo
31.7%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 608
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Stuhia në SHBA, dëbora zbardh edhe plazhet në Florida
22 Janar, 13:45
-
Zv.kryeministrja në Kiev: Rusia ka sulmuar objektet energjetike të Ukrainës 1200 herë
22 Janar, 13:42
-
Milardat përplasjen për kualifikimin, sonte në Champions Paris-City për ‘jetë a vdekje’! Në fushë Interi e Milani
22 Janar, 13:40
-
Trump paralajmëroi marrjen e kontrollit të Kanalit të Panamasë, presidenti Mulino: Nuk na është dhuruar nga SHBA, i përket popullit tim
22 Janar, 13:28
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', Arben Malaj: Lufta tregtare me Kinën nuk do e ndihmojë SHBA-në! Presidenca e tij shihet si më lehtësuesja ndaj oligarkëve
22 Janar, 13:23
-
‘Raporti i OECD, thirrje për ndryshim në shëndetësi’, Basha: Programi ynë, parashikon një rikonceptim të mirëstudiuar sipas nevojës së qytetarëve, jo xhepit
22 Janar, 13:05
-
Tri javë në gjendje kritike, lutje për kryepeshkopin Anastas! Besimtarët në Kishën e Ungjëllizimit: Zoti bën mrekulli! Meshë e posaçme në ditën e emrit të kryepeshkopit
22 Janar, 13:03
-
Regjistrimi i diasporës për zgjedhje, ish kreu i KQZ, Kume: Nëse ecim me këto ritme do kapërcejmë Kosovën! Më 11 maj do kemi 2 lista zgjedhësish
22 Janar, 13:03
-
Fitore, më në fund në një sallë me Donald Trump (VIDEO)
22 Janar, 13:00
-
Resortet’ me 4-5 yje pa taksa deri në 2026! Komisioni i Ekonomisë pro zgjatjes së afatit! PD: Qokë oligarkëve! Klosi: Janë në treg 11 ‘brand name’
22 Janar, 12:56
-
Peshkopja i kërkon mëshirë Trumpit për fëmijët homoseksualë! Presidenti: Ajo dhe kisha e saj duhet të kërkojnë falje
22 Janar, 12:51
-
SHBA/ ‘Do mësoj, do luftoj’ çfarë i tha Melania, Trump-it gjatë vallëzimit pas ceremonisë së inaugurimit si president
22 Janar, 12:50