Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë ka zbardhur të plotë hetimin e kryer për bandën e babagjyshëve, të bërë të njohur pas grabitjes së një argjendarie në një qendër tregtare në juglindje të kryeqytetit.
 
Prokuroria ka zbardhur mënyrën se si funksiononte grupi.
 
Sipas akuzës rezulton se në qytetin e Tiranes, Laçit, Fushe- Krujës, Kuçovës dhe Durres nga muaji Janar 2013 dhe ne vazhdim kishin ndodhur nje sërë veprash penale të renda ne fushen e krimeve kunder pasurise.
 
Konkretisht ishin vjedhur me armë disa argjendari në këto qytete nga ku janë përvetësuar shuma të mëdha mometare dhe sasira të mëdha të senseve të çmuara kryesisht flori.
 
Sipas skemës janë përdorur për lëvizje mjete të vjedhura të cilave iu kanë ndërruar target.
 
Djegja e mjetit që ka qënë përdorur për të lëvizur gjatë dhe pas vjedhjes dhe largimi me mjete te tjera motorike.
 
Secili prej të akuzuarve ka pasur një rol të rëndësishëm në grabitje role që ishin ndarë që më parë prej organizatorëve.