Fundviti ka zgjuar solidaritetin mes njerëzve dhe shumë individë e organizata kanë ndërmarrë nisma bamirësie.
E tillë është edhe nisma e Arvit Osjas, kryetar i PS-së për Bashkinë e Shkodrës. Ai dhe organizata e tij ka menduar të mbledhë ndihma në rroba, lodra, ushqime e gjithçka tjetër në ndihmë të fëmijëve romë.
“Bashkohu edhe me ti nismën e #fressh! Dhuro për fëmijët e komunitetit Rom me rastin e festave të fundvitit! ☺Në datat 24, 25 dhe 26 dhjetor nga ora 9:00 deri në orën 13:00 mund të sillni kontributet tuaja pranë selisë së PS Shkodër!
#dhuroedheti
#bamirësianuktëvarfëron”-shkruan Arvit Osja në rrjetin social facebook, teksa shpërndan njoftimin dhe thirrjen për mbështetjen e kësaj nisme.
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com