“BB7”, Esida - Eraldit: “Shko tek
Viola, lojën do ta bëj vetëm"

“BB7”, Esida - Eraldit: “Shko tek<br />Viola, lojën do ta bëj vetëm"
Pas qëndrimit në të njëjtin shtrat me Violën, Eraldi shkon shkon në dhomën tjetër të gjumit dhe afrohet tek Esida.

Të dy fillojnë të flasim me zë të ulët, ndërsa Eraldi i kërkon të futet në shtratin e saj për të fjetur gjumë.

Në këtë moment, Esida ngre zërin dhe i kërkon atij që të shkojë të flejë aty ku ishte deri tani, duke nënkuptuar Violën dhe qëndrimin e gjatë me të.

Esida fillon ti flaës Eraldit në lidhje me debatin që ky i fundit pati me Esterinën, duke i shprehur se ai është përgjegjës për këtë gjë.

“Ajo është fëmijë, por ti pse ngrite zërin me të pa folur me mua?”, i thotë Esida.

bb7, esida eraldi

“E ka fryrë dikush tjetër”, ia kthen Eraldi, si për ta qetësuar.  Esida i tregon atij se e ka larguar krevatin e tij nga i saji, pasi nuk dëshiron që ta bëjnë më lojën bashkë, por secili të luajë më vete. Më pas ajo i shprehet Eraldit:- “I ziu ti nëse dalim nga shtëpia këtë javë”.

Ajo i bën të qartë se banorët e tjerë si Esterina dhe Viola, janë duke ia prishur lojën dhe planet e saj dhe për këtë ka vendosur që të luajë e vetme.

Eraldi mundohet të anashkalojë muahbetin duke i thënë Esidës se ai  lart ishte me Meridianin.

Por kjo e fundit, e cila ka parë çdo lëvizje me vëmendje i thotë se Meridiani pak ndenji atje dhe zbriti poshtë.

“Unë nuk jam Esterina. Nëse do të bësh lojën, do ta bësh siç duhet, ndryshe s’kam nevojë për ty”, i thotë Esida.

Ajo i kërkon llogari për sjelljen e tij, duke e vendosur me shpatulla pas murit e duke i kërkuar që nëse do lojë të përbashkët, të shpenzojë më tepër kohë me të.

(b.t/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në 

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në