“BB7”, Fatjoni dhe Matilda sherr mes
tyre, banorët shikojnë gjithçka

“BB7”, Fatjoni dhe Matilda sherr mes<br />tyre, banorët shikojnë gjithçka
Matilda dhe Fatjoni janë dy prej banorëve mbi të cilën është përqendruar vëmendja jo vetëm e shikuesëve por edhe e konkurentëve brenda shtëpisë.

Kjo pasi ata janë çift në jetën reale, pavarsisht se banorët e tjerë nuk e dinë këtë gjë.

Së fundmi mes tyre ka pasur një zënkë të madhe.

Matilda po lante dhëmbët në tualet dhe shikon Fatjonin që bisedon me Julianën në sallon, në prezencë të Arditit.

Ajo ia bën me shenjë Fatjonit dhe ai shkon tek ajo, por Matilda e pret, duke i përplasur derën në fytyrë.

Matilda fillon t’i bërtasë, duke i thënë vazhdimisht: “Çfarë të thashë mbrëmë?” dhe më pas i thotë që ta bëra me shenjë të largohesh nga Juliana, por ti nuk ike.

Fatjoni nuk thotë asgjë, ndërkohë që Jona vjen tek çifti dhe ndërpret muhabetin.

Jona largohet dhe Matilda fillon t’i bërtasë përsëri Fatjonit: “Ik zhduku, mos fol fare me mua”.

Fatjoni mundohet ta qetësojë, por duket se me Matildën është e pamundur.

Ajo fillon të bërtasë me të madhe: “Nuk duroj dot më, dua të dal tani direkt”, pa e vrarë mendjen se mund ta dëgjojnë banorët e tjerë se po zihet me Fatjonin.

Juliana, Arditi dhe Meridiani shikojnë nga salloni çiftin e martuar që zihen.

Arditi thotë se tani është shumë kurioz nëse ata të dy njihen.

Jona, e cila nuk e pa sherrin e çiftit, ngacmon Julianën për Fatjonin, duke i thënë se ajo po bie në dashuri me të.

Juliana e mohon kategorikisht. Më pas është Meridiani, i cili drejtohet drejt tualetit duke ngacmuar Matildën në lidhje me zënkën.

Fatjoni ndërkohë ikën në dhomën e tij, por Mati e ndjek sërish nga mbrapa duke bërtitur dhe madje duke i gjuajtur.

Edhe pse Fatjoni mundohet ta qetësojë ajo është shumë e nevrikosur.

Në fund është Valeri ai që afrohet për ti ndarë edhe pse është i dënuar nga Vëllai i Madh që të mos flasë.

(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos