“BB7”, tri vajzat me mision
për të përçarë çiftet

“BB7”, tri vajzat me mision<br />për të përçarë çiftet
Në nisjen e edicionit të 7-të të “Big Brother Albania” u komunikua se loja e banorëve këtë vit do të bëhet në çifte.

Ndërsa të parat që hynë në shtëpi ishin tri vajza, të cilat janë lojtare jo në çift.

Por e lidhur kjo me një mision të veçantë, ato duhet të përçajnë çiftet brenda shtëpisë.

Të trija janë shprehur të gëzuara në lidhje me këtë mission që i ka përcaktuar Vëllai i Madh.

Prezentatorja Arbana Osmani i ka udhëzuar çiftet në lidhje me rregullat dhe detyrimet që kanë kundrejt partnerëve, ndërsa më pas të gjithë banorët kanë shijuar darkën e shtruar në oborr.

E veçanta mes çifteve është se njëri prej tyre janë çift edhe në jetën reale.

Por kjo mbetet për tu zbuluar në vazhdim të Big Brother.

(b.tusha/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë

Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë