“BB7”, Viola i dhuron puthje
pasionante Eraldit

“BB7”, Viola i dhuron puthje<br />pasionante Eraldit
Mbrëmjen e djeshme Viola dhe Eraldi kanë qëndruar në të njëjtin krevat për minuta të tëra.

Si fillim ata kanë filluar të bëjnë shaka, ndërsa më pas aty ka shkuar dhe Meridiani.

Por kjo nuk ka zgjatur shumë pasi Meridiani është larguar duke i lënë ata të dy vetëm.

 Në bisedë e sipër, Eraldi e përkëdhel herë pas herë Violën, e cila thotë se ndihet në siklet nga përkëdheljet e tij dhe prania e kamerave gjatë gjithë kohës.

Më pas ka ndodhur një gjest i cili e ka habitur shumë Eraldin, i cili ka mbetur i shtangur.

bb7 erladi viola

Pas një vështrimi të gjatë në sy Viloeta i ka dhuruar atij një puthje të gjatë plot pasion.

Duket se ai nuk e ka pritur që ajo të hedhë hapin e para dhe qëndron i ngrirë pa komentuar dhe pa e vazhduar më tej.  

Viola shprehet me të dhe thotë se kushtet në të cilat ndodhet, të qenit e mbyllur dhe vetëm, e kanë bërë që të jetë më e afruar me të, por pa përjashtuar tërheqjen për shkak të formave të tij trupore.

Më pas i kërkon për disa herë me radhë që të ikin nga dhoma e të bashkohen me banorët e tjerë, por është Eraldi ai i cili i kërkon që të qëndrojnë ende aty.

Të dy banorët vazhdojnë të qëndrojnë ende afër njëri-tjetrit, ndërsa banorët e tjerë janë duke bërë biseda të përgjithshme në dhomën e ndenjes.

(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në 

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në