Jorgei Minga, 18 vjeç mori pjesë në kompeticionin “Miss e Mister Planet 2016”. Ai ishte përfaqësuesi USA në këtë event me rëndësi botëror. Jorgei është 18 vjeç dhe studion në një kolegj në Tiranë. Hobi i tij është elektronika dhe palestra, por mesa duket dhe konkurset e bukurisë.
Më datat 3-10 shtator 2016, në qytetin Batum të Gjeorgjisë, u zhvillua eventi ndërkombëtar, ‘Miss e Mister Planet 2016’, ku konkurentet ishin të moshave 17-25 vjeç të përzgjedhur nga vende te ndryshme si Greqi, Shqiperi, Kosovë, Bullgari, Brazil, Estoni Rusi, Ukraine, Malajzi, Indi, Azejrbaxhan, Kanada, USA, Sri Lanka, Armenia, Filipine, Gjeorgjia etj.
Ka qenë Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Gjeorgjisë që i dorëzoi personalisht titullin ‘Best Body’ në Mister Planet 2016.
(d.b/Shqiptarja.com)