“Big Brother 8”, largohet Sokoli
Eliminohet banori i dytë i shtëpisë

“Big Brother 8”, largohet Sokoli<br />Eliminohet banori i dytë i shtëpisë
Emocione, debate por edhe surpriza ka sjellë nata e dytë e spektaklit ‘Big Brother”. Një javë e mbushur plot me dinamikë, por edhe me debate të forta bëri që të eleminoheshin dy prej banorëve që në javën e parë të shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri.

Pas largimit të Edisionit, liderit të shtëpisë, largohet nga shtëpia e “Big Brother 8” edhe Sokoli për shkak se ka thyer kodin e etikës.
 
Ndryshe nga edicionet e kaluara, ende pa njohur mirë njëri-tjetrin që në ditët e para kanë nisur sulmin, aleancat por edhe afrimitetet. Pavarësisht formulës që Vëllai i Madh ndjek nga edicioni në edicion, është hera e parë që debatet nisin që ditën e parë në “Big Brother” duke pezulluar dy banorë që javën e parë.
Që në fillim të spektaklit, ishte moderatori Ledion Liço ai që ngacmoi, ku kaq mjaftoi sa për të nisur sërish një debat mes Eleonorës dhe Zaidës, debat ky që u pasua edhe nga banorët e tjerë gjatë spektaklit.

sokoli bb

FORMULA QË PENALIZON ÇIFTET
Në spektaklin e së shtunës u diskutua gjatë rreth asaj që ndodhi mes Sokolit dhe Edisonit. Vëllai i Madh ka vendosur që në fillim të spektaklit banorët do të luajnë në çift dhe loja e njërit do të varet nga loja e partnerit.
 
Një diskutim që penalizmi dy djemtë, por që për Xhensilën dhe Zaidën ishte fatsjellës, pasi atyre iu dha e drejta për të vazhduar lojën pavarësisht vendimit, por duke hequr dorë nga liderat e shtëpisë. Pas një televotimi të hapur, ishin Fabiani dhe Fatjoni ato që këtë javë morën trofeun e liderit në shtëpi.

KUSH THYEN RREGULLAT NDËSHKOHET
Loja në këtë “Big Brother” luhet në çift. Kjo do të thotë se edhe Stiliani ndëshkohet për shkak të rregullave që ka thyer Kreshniku me pirjen e cigares dhe kafes. Për këtë arsye, “Big Brother” ka vendosur si dënim të çojë çiftin Kreshnik/Stilian në nominim.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)