“Big Head” breshka parashikon
fitoren e Brazilit në çerekfinale

Ndonëse pas tradhtisë së breshkës ‘Koka e Madhe’ pas parashikimit të humbjes së Brazilit kundër Meksikës në ndeshjen e kaluar, ajo është rikthyer sërish në vëmendjen e tifozëve pas parashikimit për kualifikimin e Brazilit në çerekfinalen e Kupës së Botës.

Parashikimi i breshkës bëhet në akuariumin e Projektit Tamar në Bahia, ku me zgjedhjen e dy sardeleve që përfaqësojnë skuadrat kundërshtare në ndeshje përcaktohet dhe fituesja e radhës, që këtë radhë nuk ishte Kolumbia por vendi pritës Brazili.
 
Nëse fuqitë parashikuese të breshkës rezultojnë të fuqishme apo jo do ta shohim në ndeshjen e radhës në stadiumin e Fortaleza Castelao ku do të luhet dhe sfida mes Brazilit dhe Kolumbisë.
 
Skuadra pritëse do luajë me padurim për të parë nëse është rikthyer në formë pas barazimit të fundit me Kilin dhe fitores pak të turpshme me penallti, nga e cila mbetën emocionalisht dhe psikologjikisht të mundur.
 
Sulmuesi Neymar, shënuesi i katër nga tetë golat që ka shënuar Brazili në këtë kupë bote, po mjekohet nga një dëmtim që mori në ndeshjen e fundit dhe ashtu si ai ka dhe pjesëtarë të tjerë të lënduar apo të larguar nga ndeshja.
 
Përballë tyre Kolumbia po shijon suksesin më të madh të arritur në Kupën e Botës me katër ndeshje të fituara dhe 11 gola të shënuar, por pavarësisht kësaj nëse bëhet një llogaritje në histori rezulton se për çdo gol të shënuar nga Kolumbia, Brazili ka shënuar 5 gola më tepër.

Redaksia Online
(Suada Bajraktari/e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 15 Mars, 07:27

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: Si sot, çdo vit na thotë se do t’ua bëj prapë

Frrok Çupi: Si sot, çdo vit na thotë se do t’ua bëj prapë