“Birdman” është prodhimi kinematografik me regji Alejandro G Inarritu i cili ka mundur të marrë 4 statuja të arta në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve “Oscar”. Sytë e të gjithë botës u drejtuan mbrëmjen e djeshme në “Hollywood”, aty ku yjet më të mëdhenj botërorë parakaluan në tapetin e kuq, në evenimentin më të rëndësishëm kinematografik, ndarjen e çmimeve Oscar.
Në edicionin e 87-të të çmimeve Oscar në teatrin Double në Hollywood u shpallën si aktori dhe aktorja më e mirë Julianne Moore në filmin “Still Alice”, Eddie Redmayne “The Theory Of Everything”. Surpriza e mbrëmjes ka qenë edhe interpretimi i këngëtares me origjinë kosovare Rita Ora.
Gjithashtu nuk mund të kalonte jashtë vemëndjes së mediave edhe paraqitja e saj, e cila është cilësuar nga mediat britanike si “mbretërore”. Ndërkohë në kategorinë e aktorëve dytësore kanë mundur të fitojnë statujën e artë aktorët Patricia Arquette dhe J.K. Simmons. Si regjisori më i mirë mes nominimeve ka fituar sërish Alejandro G Inarritu me prodhimin kinematografik “Birdman”.
Ja cilët janë fituesit e edicionit të 87-të të ndarjes së çmimeve "Oscar":
Filmi më i mirë: ”Birdman”
Regjia më e mirë: Alejandro Gonz ”Lez Inarritu’
Aktori më i mirë: Eddie Redmayne
Aktorja më e mirë: Julianne Moore
Aktori më i mirë joprotagonist: J.K. Simmons
Aktorja më e mirë joprotagoniste: Patricia Arquette
Skena më e mirë origjinale: ”Birdman”
Skena më e mirë jorigjinale: ”The Imitation Game”
Filmi më i mirë i huaj: ”Ida” (Poloni)
Filmi më i mirë i animuar: ”Big Hero” 6
Fotografia më e mirë: ”Birdman”
Skenografia më e mirë: ”Grand Budapest Hotel”
Montazhi më i mirë: ”Whiplash”
Kolona zanore më e mirë: ”Grand Budapest Hotel”
Kënga më e mirë: “Glory” nga “Selma”
Efektet më të mira speciale: ”Interstellar”

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Të veshurit më keq në "Oscar 2015"