Gazeta amerikane “Boston Globe” e ka renditur qytetin e Beratit si destinacionin e 7 që duhet vizituar gjatë vitit 2016. Christopher Muther, autori i shkrimit e përshkruan Shqipërinë si një perlë të pazbuluar.
Sipas autorit, pavarësisht se Shqipëria nuk ka një infrastrukturë që i përgjigjet kërkesave, rrugët janë në gjendje të tmerrshme, transporti publik është i çrregullt dhe interneti nuk është shumë i disponueshëm, këto janë karakteristikat që të shtyjnë më të tepër të vizitosh perlën e pazbuluar.
Muther e përshkruan kështu qytetin e 1001 dritareve:Ky vend nuk është për turistë që duan t’i kenë gati të gjitha, apo për udhëtarët që nuk kanë eksperiencë, por të jeni të sigurt se shpërblimi për pagesën dhe durimin tuaj është i madh. Nëse hezitoni të shkoni vetëm, kontaktoni kompani të udhëtimeve turistike, si “Adriatic Luxury Journeys.
Sipas Muther periudha më e mirë për të vizituar Beratin është shtatori. "Pasi ka qenë i izoluar për vite me radhë nga pjesa tjetër e Europës nën regjimin komunist, Shqipëria ngadalë është bërë një destinacion i kërkuar turistik. Infrastruktura nuk i përgjigjet ende kërkesës. Rrugët janë në kushte të këqija, transporti publik është i çrregullt, dhe interneti nuk është shumë i disponueshëm. Por pikërisht për këta faktorë, Shqipëria një perlë e pazbuluar, dhe plazhet përgjatë rivierës shqiptare janë mahnitëse. Fluturim direkt? Jo. Koha më e mirë për të shkuar? Shtatori," shkruhet në artikullin e "Boston Globe".

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com