Ashtu siç ishte paralajmëruar më parë këngëtarja Orgesa Zaimi pritet të nxjerrë gjatë muajit dhjetor albumin e saj më të fundit me titull “Brand new day”.

Ky album do të ketë 13 këngë disa prej të cilave të realizuara edhe me videoklipet që publiku tashmë i ka parë, ndërsa pjesa tjetër janë krijime të reja.

Vetë Zaimi e ka dhënë lajmin e publikimit të albumit nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook.

Gjithashtu këngëtarja e shquar më tepër në rrymën rrok ka publikuar edhe coverin e albumit.

orgesa zaimi

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)