TIRANE- Ndryshe nga ditët e tjera ketë të diel në “Bunk’Art” ishin të pranishëm shumë të huaj të cilët ishin të interesuar për ndërtimin e një vepër kaq e madhe nga udhëheqja komuniste. Rreth 150 turistë nga vende si: Suedia, Rumania, Turqia, Luksemburgu dhe Kina, kishin zgjedhur të vizitonin dhe të mësonin ndërtimin e një bunkeri anti-bërthamor.
Një ndër vizitorët nga suedia Walte Larson, ndau disa nga përshtypjet e tij, lidhur me impresionet që i jep ish-sistemi komunist në Shqipëri.
“Është e mahnitshme të shikosh një bunker të ndërtuar për t’i rezistuar një sulmi bërthamor. Përshtypja e parë janë te fotografitë për fillesat e krijimit të komunizmit. Kështu është mjaft interesante të shikosh dhe të lexosh rreth kësaj periudhe. Është impresionuese dhe kjo është hera e parë që unë shikoj diçka të tillë. Dhe më mirë që e kanë bërë të hapur edhe për publikun të kaluarën komuniste. Në këtë bunker është një pjesë e historisë dhe vendstrehim për udhëheqësit e kohës, dhe unë jam duke i lexuar për ta kuptuar atë kohë”, tha vizitori suedez Larson.
“Aktualisht jam i mahnitur për të pare të kaluarën komuniste të Shqipërisë dhe të mësoj të vërtetën rreth asaj kohe. Kjo është vizita ime e parë që bëj në një muze në Shqipëri dhe për këtë gjë jam i lumtur”, tha vizitori nga Luksemburgu.
Deri më sot e kanë vizituar “Bunk’Art” mbi 50 mijë njerëz dhe trendi është gjithnjë e në rritje për ta parë bunkerin anti-bërthamor. Ndërsa, “Bunk’Art” do të qëndrojë i hapur për publikun deri në fund të dhjetorit për t’u rihapur përsëri pas disa kohësh.
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO