“Burgjet të mbipopulluara”, ja
argumentet që liruan Lul Berishën

TIRANE-“Lulzim Berisha ka kryer më shumë se ¾ e dënimit që parashikon ligji për dhënien e lirimit me kusht, ka sjellje shembullore, nuk është përsëritës në krim, ka shprehur dëshirën për t’u riintegruar në shoqëri dhe dëshirën për punë si dhe lirimi i tij do të lehtësonte situatën e mbipopullimit në burgje”.

Janë këto argumentat e 3 gjyqtarëve të Apelit në Durrës, Arben Vrioni, Anita Mici dhe Petrit Ceno të cilët në 12 faqe vendim më 5 dhjetor 2016 i dhanë lirinë Lulzim Berishës.

Sipas vendimit, Lulzim Berishës i kishin mbetur dhe 6 vite e 2 muaj dhe 22 ditë burgim për të kryer, ndërsa prej 5 dhjetorit tashmë këtë dënim ai do ta kryejë në liri me kusht duke mbajtur kontakte të herë pas hershme për 5 vite me shërbimin e provës në qytetin e Durrësit.

Pesë muaj më parë në Gjykatën e Shkallës së Parë në Durrës më 28/07/206 e njëjta kërkesë që Lulzim Berisha kish bërë për t’u liruar u rrëzua, ndërsa më 5 dhjetor trupa e përfaqësuar nga relatori Arben Vrioni vendosi të pranoj kërkesën e Berishës.

Burime nga Report Tv sqaruan për Report Tv se tashmë janë njohur me argumentat e Gjykatës së Apelit dhe pritet që brenda ditës së hënë të javës që vjen ti drejtohen gjykatës së apelit me kërkesë për Rekurs.

Zyrtarisht prokuroria e apelit ka 30 ditë afat sipas vendimit për të ankimuar lirimin e Lulzim Berishës ndërsa tashmë ky vendim është marrë dhe në gjykatën e lartë prokuroria do të kërkojë rikthmin e ish kreut të bandës së Durrësit në qeli.

vendimet per lul berishen

vendimet per lul berishen
(Faksimile e vendimit te 3 gjyqtarëve të Apelit në Durrës, Arben Vrioni, Anita Mici dhe Petrit Ceno)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati