“Burrneshat" premierë në ‘Berlinale’
Shumë kureshtje para shfaqjes

“BurrneshatShumë kureshtje para shfaqjes">
Filmi “Burrnesha”, një histori shqiptare do shfaqet sot në konkurrimin zyrtar të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin. Filmi me skenar dhe regji të italianes Laura Bispouri bazohet ne romanin e “Hana” të Elvira Dones.
 
Është një bashkëprodhim nga Shqipëria, Kosova, Italia, Zvicra dhe Gjermania, falë të cilit është bërë i mundur realizimi i këtij filmi, që është klasifikuar si një ndër dhjetë filmat më me interes të festivalit nga mediat e pranishme në festival.
 
Interesin e madh për filmin “Burrneshat” e kanë shprehur edhe sot në konferencën për shtyp, ku ishin të pranishme regjisorja Laura Bispuri, aktorja italine Alba Rohrvvacher, aktorja shqiptare Flonja Kodheli dhe aktori Lars Eidinger.
 
“Ngjarja e Hanës dhe bota e një gruaje që tashmë i takon së kaluarës është treguar ne këtë film, por virgjëreshat e përbetuara nuk janë mirëkuptuar dhe unë kam zgjedhur ta përdor figurën e Hanës si një emblemë për një metaforë më të përgjithshme për marrëdhëniet mes lirisë së grave dhe botës”, u shpreh Laura Bispuri pas pyetjeve të gazetarëve dje në konferencën për shtyp, që u mbajt në orën 14.30 para shfaqjes së filmit "Burrneshat" i cili do të jepet premierë në sot në edicionin e 65-të të Festivalit të Filmit në Berlin, i quajtur ndryshe Berlinale.
 
 
Regjisorja rrëfen se Hana është rritur një peisazh arkaik alpin në Shqipëri ku traditat e vjetra dhe zakonet tradicionale gjinore mbizotërojnë ende”. Pyetjet e gazetëreve janë sesa vend zënë në Shqipëri sot ligjet e Kanunit. Dhe pse Hana duhet të ndërrojë emrin nga emer gruaje në burrë. Shumë pyetje të tjera janë bër për përmbajtjen dhe ligji tradicional shqiptar, Kanunin dhe më shuëm pyetje janë dretuar në moskuptimin e betimit të virgjëreshave që sakrifikojnë feminitetin e tyre për të mbajtur familjen, duke marrë emrin e një burri.
 
Protagonistët e filmit rrëfejnë se pika e rëndësishme e filmit është që Hana që mban merin Marku vendos të ndryshojë jetën e saj dhe merr trenin për në Milano, atje ku motra e saj jeton me familjen e saj. Laura Bispuri u shpreh se ka rrëfyer historinë e vështirë dhe të dhimbshme të një vajze shqiptare që jeton larg nga bota e sotme në mentalitein e botës së vjetër me mes të maleve dhe që pëballet me probleme të shumta kur has në jetën moderne të qytetit.
 
 
“Filmi rrëfen një histori që ndryshon në kohë,- shprehet aktorja italiane Alba Rohrvvacher, që luan rolin e burrneshës Hana, -dhe që ndryshimi të ishte real duhej shumë mundim të hyje në botën e vërtetë të një pesonazhi që nuk e kisha njohur më parë”. Ngjarjet ndryshojnë kur Hana e rizbulon seksualitetin e saj, dhe tashmë tërhiqet në një dialog të fortë e të ashpër me realitetin me të cilin përballet. “Kjo është një histori që ka të bëjë me integrimin e të rinjve që vijnë nga mjedise e kultura të ndryshme, nga provinca të izoluara e përplasen me një kulturë të ndryshme e të re në Europën moderne”, thotë regjisorja Laura Bispouri.

 
Redaksia Online
(a.h/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shkëlqejnë Rajka e Luiza Gega, mbahet Kupa e Republikës në atletikë! Presidenti Stërmasi: Fituesit shkojnë në Ballkaniadë (VIDEO)

Shkëlqejnë Rajka e Luiza Gega, mbahet Kupa e Republikës në atletikë! Presidenti Stërmasi: Fituesit shkojnë në Ballkaniadë (VIDEO)