“Burrneshat”, sonte premierë në
“Berlinale”, artistët në tapetin e kuq

“Burrneshat”, sonte premierë në<br />“Berlinale”, artistët në tapetin e kuq
“Burrneshat’ me regji të Laura Bispurit dhe skenar të bazuar në romanin e shkrimtares shqiptare Elvira Dones, do të ketë premierën zyrtare në “Berlinale”. Në tapetin e kuq të festivalit pritet të parakalojë ekipi i filmit.

Filmi “Burrneshat” hyn në konkurencë zyrtare në Festivalin Ndërkombëtar të Berlinit sot dhe ka një mesash sensibilizimi për të gjithë femrat.
Festivali Ndërkombëtar i Berlinit po mbahet nga data 5 deri në 15 shkurt në Berlin.
 
Në qendër të filmit është historia e një gruaje që sakrifikon feminitetin e saj për liri dhe pastaj sakrifikon nderin e saj për të kthyer mbrapa për të qenë sërish grua.

Ajo e bën këtë pa lënë asnjëherë mënjanë ndjenjat e saj.

Hana Doda, ende një vajzë, i shpëton fatit të saj për të qenë një grua dhe shërbëtore, fat i cili u imponohej grave në malet e thella në Shqipëri, sipas ligjeve të Kanunit.
Për t’i shpëtuar këtij fati Hana bëhet një ‘virgjëreshë e betuar‘ .

Ajo kthehet në burrë, merr një pushkë dhe quhet Mark Doda.

Si Marku, ajo gëzon të njëjtën vëmendje si çdo njeri tjetër, por pas gjatë viteve të kaluara në vetmi në male, Hana vendos të ndryshojë jetën e saj.
Ajo e lë Shqipërinë dhe shkon në Milano, ku ajo takon njerëz të  dashur dhe të përzemërt që i ishin mohuar në jetën e saj.

Hana lufton për të lënë rrobat e burrit dhe mëson të jetë grua sërish, mëson të bëjë  përsëri bashkë dy shpirtrat që për vite të tëra kanë bashkëjetuar brenda trupit të saj.
Regjisorja e filmit është  Laura Bispuri, producente Sabina Kodra, ndërsa marrin pjesë aktorët shqiptarë Flonja Kodheli, Bruno Shllaku dhe ata kosovarë Luan Jaha, Ilire Çelaj.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Ebrahim Raisi mori pjesë në hapjet e digave me Azerbajxhanit pak para aksidentit me helikopter

Presidenti Ebrahim Raisi mori pjesë në hapjet e digave me Azerbajxhanit pak para aksidentit me helikopter