Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit do të çel sezonin artistik me pjesëmarrjen e ekselencës shqiptare në botë dhe emrave të mëdhenj të muzikës operistike shqiptare. “Carmen” vjen me regji të baritonit të njohur shqiptar Gëzim Myshketa e nën dirigjimin e Ricardo Casero-s.
Kjo operë që vjen premierë më 30 janar do të sjellë në skenë edhe aktoren Tinka Kurti , dhe të tjerë emra surprizues për publikun. Në Tiranë prej dy ditësh ka ardhur koreografi me famë ndërkombëtare Gheorghe Iancu. Mjeshtri Iancu do të jetë koreografi i trupës së baletit duke iu bashkuar stafit të operës “Carmen. Koreografi Ianku ka kërcyer me Kompaninë e Liliana Cosi dhe Marinel Stefanescu-t, por momenti kulmor i karrierës së tij ishte takimi me Carla Fraçin.
/Shqiptarja.com

Së bashku ata formuan një kompani baleti duke interpretuar në teatrot kryesore italiane dhe në botë, si një çift i pandarë artistik. TRupës së “Camenit” do t’i bashkohen edhe ftuarit specialë si balerinët e famshëm Anbeta Toromani dhe Alesandro Macario. Carmen do të vijë në skenë nën interpretimin e Vikena Kamenicës dhe Ivana Hoxhës.
Kjo shfaqje madhështore vjen më 30 janar në Pallatin e Kongreseve. Pas premierës do të pasojnë edhe ringjitjet në skenë në datat 31 janar, 1, 2 dhe 3 shkurt.
[gallery]25387[/gallery]
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

VIDEO