“Çmendet” PSG, rrëmben yllin e
Monaco për 160 milionë paund

“Çmendet” PSG, rrëmben yllin e<br />Monaco për 160 milionë paund
PSG ka vazhduar merkaton e saj me shifra stratosferike, ku vetëm disa ditë më parë, ylli i Barcelonës, Neymar, veshi bluzën e skuadrës franceze për një shifër prej 200 milionë euro.

Reali i Madridit ishte skuadra favorite për të marrë shërbimet e Kylian Mbappe, por sipas asaj që raportojnë  mediat franceze, adoleshenti i talentuar i Monaco, ka zgjedhur të qëndrojë në Francë.

Pritet që Mbappe të firmosi me PSG ditën e hënë, ndërkohë që shitja e tij do të çojë në arkat e Monaco 160 milionë paund.

Mbappe është shndërruar në një prej lojtarëve më të lakmuar nga skuadrat e mëdha, prej debutimit të tij në “Champions League”.

Nga ajo që raportojnë mediat franceze, shitja e yllit të skuadrës nuk ka qenë aspak e lehtë për Monacon, por ka qenë babi i Mbappe ai që ka bindur skuadrën për ta lënë atë të largohen që këtë vit, në vend që të prisnin edhe 12 muaj të tjerë për shitjen e tij.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema