“Coppelia” e Ilir Kernit shkon
në festivalin italian

“Coppelia” e Ilir Kernit shkon<br />në festivalin italian
ITALI- Festivali ndërkombëtar “Alto Jonio Dance Festival” në Itali këtë vit mirëpriti dhe balerinët shqiptarë. Gjatë muajit mars kur koreografi arbëresh, Antonio Pio Fini, kishte realizuar shfaqjen e baletit “Aty ku bie drita”, me Trupën e Baletit të Kosovës në Teatrin Kombëtar të Kosovës, i kishte pohuar drejtorit të Baletit, Ahmet Brahimaj, se do t'i ftonte këta të fundit si të ftuar specialë në Itali.

Koreografi Fini e mbajti fjalën. Në mëngjesin e së enjtes, pas qëndrimit prej pesë netësh në Itali, stafi i balerinëve të Kosovës, që kishte shkuar të japë shfaqje për herë të parë në Itali, është kthyer në Prishtinë.

Ky festival është mbajtur në tri qytete të vjetra italiane, në atë të Villapianos, Altomontes dhe në Crotone. Shfaqja “Coppelia” e realizuar nga koreografi Ilir Kerni ishte e para e dhënë nga trupa e Baletit të Kosovës në qytetin e Villapianos në Kalabri. Ndërsa dy shfaqjet tjera “Aty ku bie drita” e Finit dhe “Dasma” e realizuar nga koreografi turk Mehmet Ballkan janë shfaqjet që balerinët kosovarë kanë performuar atje.

ilir kerni
(Foto: Ilir Kerni)

Shkrimi u botua sot në gazetën “Shqiptarja.com” (print) 08.08.2013
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri