“Darka e punës” mes Kosovës e
Serbisë, Daçic: Takim i vështirë

“Darka e punës” mes Kosovës e<br />Serbisë, Daçic: Takim i vështirë
Pas mëse dy orë e gjysmë, delegacioni i Kosovës u largua nga  "darka e punës" në Komisionin Europian, pa dhënë asnjë deklaratë publike. Ndërkohë që pak minuta më pas, tryeza e thirrur nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së me synimin për të zbutur marrëdhëniet mes palëve, u përshkrua si një " takim jashtëzakonisht i vështirë" prej ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiç.
 vu
 “Serbia dhe Kosova janë të gatshme për të zbatuar në përpikmëri çdo marrëveshje të arritur deri tani në Bruksel”. Është ky përfundimi i darkës jo formale mes kryeministrit Serb Aleksandër Vuçiç dhe atij të Kosovës Isa Mustafa të zhvilluar në Bruksel më ndërmjetësimin e shefes për politikë të jashtme në BE, Federica Mogherini.
 
Të dy kryeministrat patën një diskutim të hapur për gjendjen aktuale të dialogut, në veçanti sa i përket implementimit të marrëveshjeve të 25 gushtit”, theksohet në një njoftim nga zyra e BE-së.  I vetmi që foli pas këtij takimi, ishte ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic.
 
“Kjo darkë u zhvillua në kuadër të marrëveshjes së Brukselit, ne do të zbatojmë të gjitha marrëveshjet por nuk mund të shkojmë më tej. Ne nuk mund të kalojmë përtej interesave kombëtare të Serbisë,” është shprehur Daçiç.
 
Kosova e Serbia janë përfshirë në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve që janë edhe kusht për integrimin e tyre në BE. Më 25 gusht Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshje mbi telekomin, energjinë, lëvizjen e lirë si dhe bashkësinë e komunave me shumicë serbe.
 
Këto marrëveshje çuan në shtimin e tensioneve politike në Kosovë, ku opozita thotë se është e vendosur që të mos pranojë e as të lejojë të zbatohen marrëveshjet që sipas tyre rrënojnë shtetin e Kosovës.  
 

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror