“Dasma e Figaros” rikthen ne
skenë Marjana Lekën

“Dasma e Figaros” rikthen ne<br />skenë Marjana Lekën
TIRANE- Sopranoja e njohur e operës kombëtare Marjana Leka do të luajë në operën “Dasma e Figaros”. Sopranoja e njohur numëron mbi 30 role kryesore në karrierën e saj artiske. Disa nga rolet që Marjana Leka i ka interpretuar janë: Violeta tek "Traviata" e Verdit, Xhilda tek "Rigoleto" e Xhuzepe Verdit, Lejla tek "Peshkatarët e perlave" të Bizesë, Adina e Donixetit, Toska te opera “Toska” me regji të Nikolin Gurakuqit, etj. Nuk mungojnë as interpretimet e saj në skenat botërore në koncertet "Stabat Mater" të Pergolezit, të Rosinit ,"The Messsiah" të Handelit etj.

Të shumta janë dhe çmimet kombëtare dhe ndërkombëtare, që ka fituar si: Çmimi i parë në konkursin ndërkombëtare të “Operas Italiane” (1996) apo në Shqipëri çmimin "Marie Kraja” (1999)., etj. Është regjisori Nikolin Gurakuqi që i ka besuar rolin e Konteshës sopranos, e cila ka përfaqësuar për vite me radhë rolet e para në premierat e Teatrit të Operës dhe Baletit. Regjisori Nikolin Gurakuqi duke dashur të përcjellë një vepër koherente me realitetin e sotëm, e ka vendosur ngjarjen në një institucion shtetëror në një vend europian, ku personazhet janë punonjës dhe titullar është Konti Almaviva.

“Pavarësisht kohës dhe vendit, i rëndësishëm është mesazhi, ai i revoltës ndaj së keqes, abuzimit me pushtetin, dhe ndëshkimi i saj në mënyrë paqësore, të pranueshme për të gjitha palët, pa prekur dinjitetin dhe personalitetin e askujt, pavarësisht se cilës klasë i përkasin personazhet”, shprehet regjisori Gurakuqi.

Kjo opera gazmore me 4 akte nga Mozart dhe ka një larmishmëri karakteresh dhe një lojë shumë të bukur plot intriga dashurie. Personazhet e vendosin veten në situata të nderlikuara duke e bërë publikun të jetë gjithë kohën kurioz për atë që do të ndodhë më pas.

Në qendër të veprës janë Figaro dhe Suzana, të cilët janë respektivisht shërbëtorët personal të Kontit dhe Konteshës Almaviva. Konflikti nis pasi Konti dëshiron të ushtrojë të drejtën (që kanë patur në atë kohë zotërinjtë) për të fjetur me nusen para të shoqit, por sigurisht do ta bëjë këtë pa e marrë vesh kontesha e tij) Kasti i kësaj vepre përbehet nga solistët e TKOB, Armando Likaj (Figaro) Mariana Leka (Kontesha), Eriona Gjyzeli (Suzana), Vikena Kamenica (Cherubini), etj. Në këtë premierë do të ketë edhe dy të ftuar specialë.

Në rolin e kontit është tenori bullgar Valeri Turmanov dhe në rolin e Suzanës për natën e premierës është sopranoja  talentuar shqiptare që këndon në skenat botërore Oriana Kurteshi. Interesant është fakti që regjisori Nikolin Gurakuqi është njëkohësisht edhe autor i skenografisë dhe këtë gjë ai e ka bërë në disa premira. Dirigjent i Orkestres së TKOB do të jete Francesco Di Mauro, ndërsa kori do të dirigjohet nga Dritan Lumshi. Opera “Dasma e Figaros do të vendoset në skenën e TKOB në datat 15, 17, 19 dhe 21 Mars 2015, Ora 19.00.

Interpretojnë

Konti-Valeri Turmanov
Kontesha- Mariana Leka, Ulpiana Aliaj
Susanna- Oriana Kurteshi, Eriona Gjyzeli
Figaro- Armando Likaj
Cherubino- Vikena Kamenica
Marcellina- Sonila Baboci
Bartolo- Sidrit Bejleri, Ogert Islami
Basilio- Roel Llupo, Ergys Mita
Don Curzio- Denis Skura
Barbarina- Rezarta Qevani, Erinda Agolli
Antonio- Ogert Islami, Genc Vozga
 
Orkestra Simfonike dhe Kori i TKOB
Klaviçembalo – Ingrid Pulizo
Regjia dhe Skenografia – Nikolin Gurakuqi
Dirigjent – Francesco Di Mauro
Dirigjent Kori – Dritan Lumshi
Kostumograf – Taulant Pustina


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 14 Mars 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)