Pupe u arrestua më 27 Maj dhe në seancën e të premtes ka kërkuar ndryshimin e masës së arrestit.
Dy korrierët e këtij trafiku, piloti italian Giorgo Riformato dhe Sajmir Bajrami, janë të siguruar në masën e arrestit me burg deri në përfundim të hetimeve.
Bajrami dhe Riformato u arrestuan në 10 Maj, kur avioni i këtij të fundit bëri një ulje të pafat në Plazhin e Divjakës duke dëmtuar rrotën e parë.
Riformato ulej për të ngarkuar 460 kg marijuanë që ishin dërguar nga Bajramaj për t’u trafikuar në Itali.
Krimet e Rënda kanë arrestuar në Lushnje edhe Kleviol Ahmetajn, i cili sikundër Pupe ka ndihmuar Bajrmanin të ngarkonte dhe paketonte ngarkesën e marijuanës.
Hetimet vijojnë dhe në kërkim është edhe një ish-funksionar policie.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)