“Djemtë gazmorë” Shpirtëzimi i
figurës artistike vlerë e epërme estetike
 

“Djemtë gazmorë” Shpirtëzimi i<br />figurës artistike vlerë e epërme estetike<br /> 
Kur aktori e shpirtëzon dhe gjallëron personazhin e autorit, merr e jep me të, hulumton njeriun e jetës dhe krijon figurën si realitet artistik duke i dhënë frymë nga fryma e tij, gjak nga gjaku i tij, siç do të thoshte Aleksandër Moisiu. Këtë vlerë të epërme artistike dhe estetike. e kanë arritu artistët e mrekullueshëm Robert Ndrenika dhe Viktor Zhusti në komendinë dhe spektalin brilant “Djemtë gazmorë” të dramaturgut NeiL SiMON dhe regjisorit Sulejman Rushiti.

Që nga shfaqja e parë e komedisë e gjer në të 50-tën, duartrokitjet spontane, të natyrshme dhe të ngrohta të spektatorit e këndellën sallën e Teatrit Alternativ “Kujtim Spahivogli” si asnjëherë tjetër. Teksti, regjisura dhe aktrimi i nivelit të lartë artistik ishin burrim i kënaqësive estetike që mori publiku i cili gjatë dy orëve, harron hallet dhe streset e tij pafund.
Sipas meje ky është funksioni dhe misioni i artit skenik: t’u jap njerëzve energji pozitive nëpërmjet të qeshurës komike dhe mesazhe për ngritjen shpirtërore e morale.
E keni krye misionin Bacë: Ndrenika Uilli Klark, Zhusti El Ljuis; po edhe aktorja e re Elia Zaharia etj, që i dhuruan publikut “pijen energjike” art magjik .

Spektakli “Djemtë gazmorë” është i pa krahasueshëm për vlerat artistike dhe estetike në këto dy dekadat e fundit. Aktrimi mjeshtëror unikal i Ndrenikës dhe Zhustit, i pari emocionalo- racional, i dyti racionalo-emocional, me individualitet të dallueshëm, duke marrë e dhënë me personazhet respektivë, gjetën çelësin e formësimit të figurës artistike më e përsosur se ajo e autorit.

Didëro do të thoshte: “Janë tre njerëz: i natyrës, autorit dhe aktorit. Njeriu i natyrës ëshë më pak i përsosur se njeriu i autorit (personazhi M.P.); ndërsa personazhi i autorit është më pak i përsosur se njeriu i aktorit “, i cili merr frymën, shpirtin dhe gjakun e tij, në tërë veprimet psikofizike. Dostojevski do të thoshte: “Talenti, është aftësia e të shprehurit bukur, atë, që i patalentuari e thotë shëmtuar”. Kjo sentencë sikur është shkruar për Ndrenikën Uill Klark dhe Zhustin Le Ljuis,- dy figura artistike brilante. Në aktrimin e tyre në personazhet respektivë janë shkrirë fantastikja, çuditorja dhe mrekullorja, si kategori estetike, sa publiku harron veten dhe realitetin jetësor duke përjetuar realitetin artistik skenik si realitet i vërtetë.

Vetëorientimi për të rrëfyer artistikisht bëmat e personazhit, sipas karakterit dhe botës së tij dhe për të këndellur talentin dhe veçoritë specifike të karaktrit dhe botës së brendshme të aktorit qytetar, është një ngjizje e natyrshme që jepet me realizëm dhe vërtetësi artistike e jetësore. Kjo ngjizje aktor-personazh, aktor-qytetar vjen nga njohja e vetvetes dhe pesonazhit dhe ridimensionohet e gjallërohet gjatë procesit të rikrijimit dhe formësisimit të figurës artistike, ku secili synon vlerat e epërme.

Spiralja e ngjitjes së vlerës nis nga mesatarje gjer tek e larta. Ndrenika sigurisht ka pikë më shumë se Zhusti, por nuk mund të mos artikuloj se të dy konkourojnë në rrafshin e epërm të vlerave. E për të qenë më i qartë Zhustin Ljuis e shoh të denjë në këtë konkurim, me pesronalen e tij artistike të spikatur. Ndërsa performancës së Ndrenikës-Klark, i jap çmimin e parë.

Vlerësoj edhe aktoren simpatike Elia Zaharia, e cila integrohet natyrshëm në këtë dyshe çka dëshmon talent. Në aktrimin e saj në situata të të vështira psikologjike shoh natyrshmëri, sinqeritet dhe realizëm ku sensi i masës bën gjithçka të besueshme; ndërsa aplikimi i formave e mënyrave të ndryshme e të lamishme dhe këmbëngulja për të bindur xhaxhain inatçor që të luaj teatër përsëri me kolegun e tij me të cilin nuk flasin prej dhjetë vjetësh, kur gjatë tërë karrierës ishin kolegë të pandarë dhe aktor të lavdishëm, - shpalos shakthtësinë, ritmin dinamik të brendshëm, gjallerimin e hovzimin në lëvizje dhe,pushtetin që merr fjala në gojën e saj, sa arrin të nxis anët e mira të këtyre karaktereve të vështirë e t’i bëjë të pranojnë njeri tjetrin relativisht. Të gjitha këto janë vlera që flasin për të ardhmen e aktores së re Zaharia.

Aktrimi mjeshtëror i Ndrenikës dhe Zhustit siç e kanë shestuar dhe formësuar figurën artistike, është i lidhur si me vlerat e komedisë brilante të dramaturgut Neil SiMoN, - mjeshtër i skenës dhe krijimit të karakterve e tipave komikë, ku grotesku aplikohet duke ruajtur sensin e masës brenda koncepti realizëm; ndërsa teksti, gjuha dhe stili i autorit janë në rrafshin superior; ashtu edhe me regjisurën brilante të Suleman Rushitit.

Vlerat e saj i shquaj që në përzgjedhjen e kësaj komedie brilante për ta inskenuar, çka ka dëshmuar kulturë dramaturgjike, profesionalizëm dhe shije të lartë. Së dyti, përzgjedhja e aktorëve është prej regisori profesionist dhe inteligjent. Së treti, vizionin dhe vështrimin e tij për të krijua një spektakël sipas realizmit në zhvillim, ku jo vetëm respekton tekstin e autorit, por e interpreton me gjuhë regjisoriale ku logjika artistike e çon te realizmi dhe grotesku i sensit të masës, duke mënjanuar fantazinë pa fre, të paarsyeshme, manjerat për të bërë bujë, mediokritetin që lot me modernen duke përdhosur atë. Kjo ëshë qasja e duhur që pruri suksesin.

Nuk mohoj mënyrat e tjera të vënies në skenë të kësaj komedie, as vështrimin alternativ apo eksperimental të saj. Për mua gjithçka është e pranueshme nëse është artistike dhe estetike brenda relativitetit të përsosmërisë.

Spektakli “Djem të gëzuar” i Rushitit përshkohet pikërisht nga kjo frymë që nuk mbetet e tillë në vetvete, por synohet dhe realizohet me shije dhe profesionalizëm. Stili regjisorial është realisto-grotesk në të gjithë përbërësit e spektaklit, në lojën e aktorëve sipas rrethanave, situatave, ngarkesës dramatike, psikologjike ku komikja buron prej bëmave, sjelljeve dhe veprimeve psikofizike të personazheve, jo vetëm atyre kryesorë por edhe të tjerëve. Është ky vizion dhe vështrim regjisorial që ka orientuar dhe udhëhequr tërë komponetët duke krijuar një ansambël të integruar dhe jo një amalgam stilesh, trajtimesh, përceptimesh ku njeri i bie thumbit e tjetri patkoit, siç është bërë modë nga regjisorë joprofesionistë dhe pseudoprofesionistë.

Telegrafisht do të ndalem tek thelbi i vlerës së veprës dhe spektaklit – mesazhi. Tre janë përbërësit substancial: artistikja, estetika dhe mesazhi. Të tre përbëjnë një të tërë. Të tre kanë vlerat specifike të tyre. Dobësia e njerës, dobëson edhe tjerën, mrekullia e njerës është mrekulli edhe e tjetrës. Megjithatë unë shoh një dallim. Pesha specifike e vlerës së mesazhit është më e madhe se dy të parat. Të dyja janë në funksion të mesazhit. Komunikimi me publikun bëhët nëpërmjet tij. Nuk ka vepër pa mesazh. Edhe kur autori krijon diçka që as vetë nuk e di se çka bërë e çdo të thotë, përgjigjen e jep Francisko Goja: “Fantazia e paarsyeshme pjell përbindsha, ndërsa fantazia e lidhur me arsyen është mëma e dije dhe mrekulli e artit”

Pas kësaj paranteze, disi të gjatë, do të formuloj disa mesazhe nga spektakli “Djemtë gazmorë”. Një tjetër sigursiht mund të formulojë mesazhe të tjera. Veprat me vlera japin mundësira dhe hapsira për interpretime, gjykime, vlerësime të ndryshme sipas shijeve, dijeve, aftësisë përceptuese dhe gjykuese.

Ja disa mesazhe në formulimin tim. I pari: “Çdo punë kur shndërrohet në art jep kënaqësi ndërsa arti magjik i artistit jep kënaqësi estetike dhe terapike: njeriu harron hallet, sfidon streset qoftë edhe vetëm për dy orë”. .I dyti: “Dashuria për njeriun e afërt dhe njeriun në tërësi është virtyt, por kur njeriu përdor çdo mjet për ta kthyer tjetrin në rrugën e duhur, për ta bindur edhe kur shfaqet inatçi, hakmarrës, kokëshkëmb etj., kjo do të ishte qasja e duhur që shërben si model”. I treti: “Vlerësimi dhe ruajtja e trazhagimisë së njerëzve të shquar në rrafshin e kulturës dhe artit dhe si rrjedhojë edhe në çdo rrafsh tjetër, është sa qyetërim, aq dhe detyrë e brezit të ri ndaj brezit paraardhës.” I kartërti.

Nga ky spektakël marrim edhe “mesazhin e harmonisë, srukturimit mjeshtëror, të stilit të lartë që përshkon gjithë ngrehinën spektakël; marrim kulturën e artikulimit të fjalës, të dëgjimit të partnerit dhe dialogimit e debatit me etikë” Ky është kumt i fuqishëm i cili që në mënyrë të tërthortë sfidon modelet e shëmtuara në parlament, mjediset publike dhe në disa media që varen nga padroni tyre: pushteti dhe praraja.
Do ta mbyll duke përsëritur fjalët e Dostojevskit: “Talenti është aftësia për të shprehur bukur atë që i patalentuari e thotë shëmtuar”.

Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit