TIRANE - Mosmbulimi i kostove nga shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve do të sjellë rritjen e çmimit të ujit për shumicën e qyteteve në vend. Në analizën vjetore të paraqitur pranë Komisionit të Vempritarisë Prodhuese, Kreu i Entit Rregullator të Ujit, Avni Dervishi është shprehur se do të ketë ndryshime të tarifave të ujit, pas konsultimeve me opinionin publik.
“Ndonëse të gjitha shoqëritë e analizuara mbulojnë kostot e operimit dhe mirëmbajtjes, vetëm dy prej tyre, sh.a UK Gjirokastër Qytet dhe sh.a UK Ersekë, mbulojnë edhe kostot totale”, - tha Dervishi para deputetëve. “Mbajtja e tarifave në nivel artificialisht të ulët për të gjithë konsumatorët krijon një rreth vicioz të nënfinancimit nga ofruesit e shërbimit, investime të pamjaftueshme dhe përkeqësim të infrastrukturës, e cila për rrjedhojё tё çon në uljen e mëtejshme të nivelit dhe cilësisë së shërbimeve për konsumatorët”, - thuhet në raportin e Entit Rregullator të Ujit.
/Shqiptarja.com