TIRANE - Seanca e sotme e kuvendit është shoqëruar me debate të shumta mes opozitës e mazhorancës lidhur me akuzat e Tom Doshit.
Debate të forta kanë përplasur kreun e parlamentit i cili sot hoqi dorë nga pozicioni i tij duke u ulur në karrigen e deputetit dhe paraardhëses së tij Jozefina Topalli.
Meta përsëriti edhe njëherë akuzat e bëra dje nga Spartak Braho se Doshi kishte falsifikuar dokumentin e raportit mjekësor që kishte paraqitur në Këshillin e Mandateve dhe të imunitetit për të kërkuar shtyrjen e mbledhjes.
Ndërkohë i ka bërë “thirrje” opozitës që të vazhdojë të mbrojë atë që ai e quajti mashtrues e falsifikator pasi sipas Metës kjo është hera e parë që ndodh një gjë e tillë.
Ndërkohë kreu i grupit të djathtë Edi Paloka iu drejtua Metës duke thënë se në seancë nuk po diskutohej për një raport që kishte sjellë Doshi por për faktin se kreu i Kuvendit kishte urdhëruar vrasjen e dy deputetëve Tom Doshi e Mhill Fufi.
Kryeministri Rama pas këtij debati ka kërkuar që në Kuvend të respektohet rregullorja në të kundërt në rastin e parë që do të konstatohet mos respekti, mazhoranca do të braktisë sallën.
“Ne nuk mund të vazhdojmë që të japim para popullit shqiptar çdo të enjte një shfaqje të shëmtuar të denjë për klubin e shtëpisë së oficerave,” – tha Rama.
Por nuk mund të mos reagonte Sali Berisha pas deklaratës së Ramës. Duke folur nga vendi i tij, Berisha tha se kjo deklaratë është koncepti dhe sistemi më monist i parlamentit.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO