“Doshi” zbardhet vendimi për arrestin
në shtëpi prova dhe për Bamin 

“Doshi” zbardhet vendimi për arrestin<br />në shtëpi prova dhe për Bamin 
TIRANE - Kolegji penal i gjykatës së lartë ka vlerësuar të ligjshëm ndalimin e deputetëve Tom Doshi e Mark Frroku në lidhje me akuzën e ngritur nga prokuroria e përgjithshme ndaj tyre për inskenimin e atentatit dhe kanosjes së shtetasit Durim Bami.

A1Report ka siguruar një kopje të vendimeve të masës së sigurisë ndaj Doshit e Frrokut, ku kolegji rendit një sërë argumentesh deri në caktimin e masës arrest shtëpie ndaj deputetëve nën hetim.

Për sa i përket përfshirjes së Doshit në kanosjen e Bamit, kolegji penal shprehet se “Ekziston dyshimi i arsyeshëm që, me veprimet e tij shtetasi Tom Doshi, bazuar edhe në pozicionin e tij publik, dhe aftësitë që disponon, mund të ketë kryer veprat penale, për të cilat procedohet, duke kërcënuar të pandehurin Durim Bami, për t’ju ofruar si dëshmitar i rremë, për të konfirmuar një plan të paqenë për eliminimin fizik të shtetasit Tom Doshi, duke e regjistruar këtë deklarim në video.

Për sa më sipër shprehen anëtarët e kolegjit penal, vlerësojnë të ligjshëm ndalimin e Doshit dhe caktimin si masë sigurimi ndaj tij, atë të “Arrestit në shtëpi”.

E teksa përdor të njëjtat argument për përfshirjen e Frrokut në inskenim, referuar masës së sigurisë për deputetin kristian demokrat kolegji administron dhe provat e akuzës ku tabulatet telefonike faktojnë se Mark Frroku ka pasur njohje me Durim Bamin, kjo e provuar dhe me komunikimet telefonike që Bami mbante me shoferin e Frrokut shtetasin Besnik Toma.

Një tjetër provë sipas gjykatës që prokuroria ka depozituar dhe ajo tashmë është administruar dhe provon njohjen e Bamit me deputetin demokristian është dhe procesverbali i policisë së qarkut të Durrësit ku rezulton se më 11 shtator 2014 Durim Bami është ndaluar dhe shoqëruar në komisariat teksa drejtonte automjetin audi të blinduar me targë AA 600 JP, automjet i cili rezulton në pronësi të Mark Frrokut shkruhet në vendimin e gjykatës.

Në caktimin e masës së sigurisë arrest shtëpie për deputetin Doshi kolegji ka votuar 4 me 1 me votën kundër të gjyqtarit Artan Zeneli dhe po i njëjti kolegj i përbërë nga Aleksandër Muskaj, Mjalinda Andrea, Guxim Zenelaj, Artan Zeneli dhe Admir Thanza, në masën e deputeti Frroku kanë votuar 5 me 0.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur