Dy ish-të pandehurit, Artan Ferhati dhe Mustafa Tartari duhet që të dëshmojnë në procesin ndaj kreu të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika. Kërkesa është bërë ditën e djeshme nga Prokuroria e cila ka kërkuar që të pyeten dy ish-të pandehurit Artan Ferhati dhe Mustafa Tartari, por gjykata vendosi që të pandehurit të pyeten në seancën e radhës.
Ndërkaq që gjatë seancës së djeshme, kënë dëshmuar disa dëshmitarë të cilët nuk kanë dhënë ndonjë provë të rëndësishme në këtë proces. Shpëtim Gjika akuzohet se ka firmosur dy leje ndërtimi për dy godina, njëra në lagjen “Pavarësia” dhe tjetra në bulevardin Vlorë-Skelë, pa i kaluar në Këshillin e Rregullimit të Territorit të Bashkisë. Mes të akuzuarve të tjerë në këtë çështje është edhe Eleni Dardha, punonjëse në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit në Bashkinë Vlorë.
Të akuzuarit e tjerë janë: Gentian Sherifaj, përfaqësues i firmës që ka kryer punimet e ndërtimit në një prej godinave; Blerdi Liçaj, përfaqësues ligjor i firmës, “DECO System”; Gëzim Feta, pronar i truallit ku është ndërtuar një nga dy godinat që janë nën hetimin e prokurorisë, Mustafa Tartari, Artan Ferati, Aleks Ahmataj, pronarë të truallit ku është ngritur ndërtesa tjetër (ende e papërfunduar), në vendin e emërtuar “Tre racat”.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com