“Dosjet e Sigurimit”, APD: E shkuara
e zyrtarëve të bëhet transparente

“Dosjet e Sigurimit”, APD: E shkuara<br />e zyrtarëve të bëhet transparente
Partia Aleanca Popullore për Drejtësi, përmes një deklaratë për shtyp, ka bërë me dije se në përputhje me rezolutat ndërkombëtare për dënimet e krimeve të komunizmit dhe të APD-së për dekomunistizimin të shtetit shqiptar, kërkon bllokimin e këtij procesi për këta individ dhe marrja e masave të menjëhershme.

Kërkesa e tyre është për ata individëve që janë aktualisht në politikë, në pushtetit ekzekutiv, gjyqësor, ligjvënës dhe mediatik, në rast konstatimi nga autoriteti i hapjes së dosjeve, duhet të lënë menjëherë detyrën.

 Kërkesa

Me qëllim dhënien e kontributit real për dekomunistizimin e vendit si dhe për të provuar që ligjet në Shqipëri nuk bëhen për demagogji, i bëjmë thirrje gjithë institucioneve publike dhe atyre kushtetuese që të zbatojnë në mënyrë konseluentë ligjin Nr. 45/2015 “Për Dosjet e Sigurimit”, përkatësisht Nenin 29 të tij “Kërkesa për informim mbi zyrtarë përpara emërimit ose ngritjes  në detyrë”:

Autoriteti ka detyrimin ti përgjigjet çdo kërkese të institucioneve kushtetuese dhe autoriteteve publike, lidhur me ekzistencën e informacioneve në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, kur kjo kërkohet në kuadër të vlerësimit, sipas legjislacionit përkatës, të cilësive etike, morale dhe profesionale të kandidatëve për t’u emëruar ose ngritur në detyra si:
a) President i Republikës;
b) anëtarë të Këshillit të Ministrave, zëvendësministra, funksionarë politike, anëtarë të trupës së nivelit të lartë drejtues në administratën shtetërore dhe pozicione të barasvlershme me to;
c) anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, gjyqtarë e prokurorë në gjykatat e prokuroritë e të gjitha niveleve;
ç) anëtarë të Gjykatës Kushtetuese;
d) funksionarë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë, Gardën e Republikës, oficerë me gradën “Gjeneral” dhe “Kolonel”;
dh) prefektë;
e) drejtues dhe punonjës të Shërbimit Informativ Shtetëror, Shërbimit Informativ Ushtarak dhe çdo njësie tjetër të inteligjencës;
ë) drejtues në Policinë e Shtetit deri në nivel qarku dhe komisariati;
f) drejtues të përfaqësive diplomatike;
g) guvernatorë dhe zëvendës guvernatorë të Bankës së Shqipërisë;
gj) anëtarë të Akademisë së Shkencave, rektorë, zëvendës rektorë, dekanë, zëvendës dekanë në universitetet publike;
h) Drejtor i Përgjithshëm dhe zëvendës drejtorë të Radio-televizionit Publik Shqiptar;
i) Drejtor dhe Zëvendës drejtor i Agjencisë Telegrafike Shqiptare;
j) çdo person tjetër i dekretuar nga Presidenti apo i zgjedhur nga Kuvendi.

Autoriteti i përgjigjet institucioneve kushtetuese dhe autoriteteve publike për zyrtarin që emërohet ose ngrihet në detyrë, përkatësisht nëse:
a) ka qenë ose jo person në ndjekje për spiunazh apo terrorizëm;
b) ka qenë ose jo bashkëpunëtor aktiv i ish-Sigurimit të Shtetit, sipas përcaktimeve të këtij ligji;
c) figuron ose jo në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.”

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0