Letra e publikuar, në një reklamë të paguar në Corriere më 13 mars, ka shkaktuar një valë reagimesh në web. Për shumë vlerësohet si një gjetje publicitare. 

Jo vetëm ka blerë një faqe të tërë në Corriere della Sera për të denoncuar tradhtinë e bashkëshortes e për të lajmëruar vendimin e tij për t’i dhënë fund martesës, por ka hapur dhe një faqe në Facebook me titull “Unë dhe ti shihemi në gjykatë. Ish-bashkëshorti yt”. Iniciativa e veçantë ka krijuar një boom lexuesish dhe komentuesish në web (e jo vetëm), më shumë shpërndarje të fotos së letrës së bërë publike ditën e sotme; që po qarkullon prej orësh në rrjetet sociale. Në vetëm pak orë ka marrë mbi 8 mijë like. 

Ironia në rrjetet sociale
Shumë komentues ironikë, edhe pse shumica solidarizohen me veprimin e bashkëshortit, ndaj të cilit ende nuk dihet asgjë përveç faktit se quhet Enzo dhe gruaja e tij Lucia. Shumë komentojnë “Të vlerësojmë” apo “je si madh”, ndërsa ka të tjerë që pyesin në mënyrë ironike nëse mos rastësisht gruaja e tij jeton në zonën ku ata banojnë. Disa madje komentojnë se “ndoshta i ka dhënë shumë rëndësi bashkëshortes së tij tradhtare”. Megjithatë shumë të tjerë besojnë se kjo është një gjetje publicitare për njoftimin për ndonjë program televiziv mbi tradhtinë, duke u bazuar mbi aftësinë mediatike tepër të madhe të mediave sociale.
 

letra e ish burrit

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)