I braktisur nga familjarët dhe i përlotur Tajar Kazanxhi nga Plugu i Lushnjes doli këtë të hënë para gjykatës së krimeve të rënda.

Ai akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij Natasha Kazanxhi tre ditë më parë në banesë duke e qëlluar me sqepar në kokë.

Ai pranoi krimin para gjykatës duke shprehur pendesë, ndërsa deklaroi se gjithçka nisi pas një debate për lënien trashëgimi të banesës së Tajarit djalit të Natashës.

Kazanxhi shpjegoi se me Natashën ai ishte martuar 1 vit më parë pasi bashkëshortja e tij kish ndërruar jetë dhe në të dy martesat ai nuk kishte fëmijë.

Ndërkohë avokatja Megi Zonja u shpreh se do të apelojnë vendimin, pasi kërkojnë që ai të shtrohet në spital për tu kuruar.

Krimi në familja u shënua tre ditë më parë në Plug të Lushnjes teksa çifti i bashkëshortëve Kazanxhi ndodhej në banesën e vajzës së Natashës duke kryer disa punime, por në debat e sipër Tajari e goditi gruan me sqepar në kokë.

Në përfundim të seancës Tajar Kazanxhi i kërkoi gjykatës që banesa e tij në Plug të Lushnjes ti kalojë në pronësi djalit të Natashës për të plotësuar sipas tij dëshirën e gruas që vrau pas debateve për këtë arsye.

kazanxhiu masa sigurise
Tajar Kazanxhi sot para gjykatës