“E kuqja e përbashkët”, binomi
që goditi “Onufrin”

“E kuqja e përbashkët”, binomi<br />që goditi “Onufrin”
TIRANE- Ndjesia e fortë e binomit dyshim/besim, i shfaqur në një mënyrë thelbësore të fuqishme i ka dhënë trofeun e çmimit të “Onufri 2013” artistes Silva Agostini. Gjatë një konference për mediat, në prani të disa artistëve pjesëmarrëse në ekspozitën ndërkombëtare të  Onufrit të  XX-të” me temën “Elozhe dyshimit” u vlerësua video “E kuqja e përbashkët”. Sipas vendimit të jurisë motivacioni që çoi në përzgjedhjen e kësaj vepre ishte: Faza kur subjekti i cili është i pranishëm brenda konceptit kuratorial, qëndron pezull dhe reflekton tension.

Është një vepër ku mund të kridhesh menjëherë, një subject i pastruar nga zbukurimet e tëpërta dhe i sjellë thjesht dhe  fuqishëm tek publiku. Imazhet e veprës vepronin fuqishëm duke mënjanuar një prirje lehtësisht estetizante. Gjithashtu menduam se duke qënë juri e një konkursi ndërkombëtar puna fituese duhet të ishte një vepër që përcillte në mënyrë të vlefshme një problematikë sa lokale aq edhe globale në një mënyrë të vetëmjaftueshme. Juria e perbërë nga Prof. Zef Paci, Prof. Mehmet Behluli dhe Jutta Benzenberg, shpalli në mënyrë unanime veprën në mediumin video “E kuqja e përbashkët”. Artistja fituese do të shpërblehet me shumën 500 000 (pesëqind mijë) lek, ndërsa një vlerësim special po për artisten fituese është akorduar nga kompania celulare Vodafone Albania.

Në fjalën përshëndetëse drejtori i Galerisë Kombëtare, Artan Shabani falënderoi njëri pas tjetrit të gjithë artistët pjesëmarës  në “Onufri 2013” si dhe kuratorin e ekspozitës  Claudio Cravero dhe asistentin  Olson Lamaj. Ndërkaq, artisti dhe profesori Mehmet Behluli gjatë takimit tha se;”Elozhe Dyshimi” është një temë glogale dhe vepra e përzgjedhur si fituese e ekspozitës ndërkombëtare e përcjell më së miri këtë elozh. “Duke marrë shkas nga tema e sivjetshme për elozhet e dyshimit. se kjo temë kaq globale e gjejmë kaq natyrale te artistët e këtij edicioni. Duke u bazuar në këto kritere unanimishtë vendosëm që çmimi për “Onufrin 2013” t’i shkojë artistes Silva Agostini, me veprën e titulluar “E kuqa e përbashkët”,- u shpreh Mehmet Behluli. Ekspozita e edicionit jubilar “Onufri 2013” me temën “Elozhe Dyshimit” do të qëndrojë e hapur për publikun deri më datë 2 shkurt.
 

Shkrimi u publikua sot (31.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane