“Ellenika”, godet tre
shoqatat e heroinës

“Ellenika”, godet tre<br />shoqatat e heroinës
TIRANE- Një operacion i koduar me emërin “Ellenika”, ka vënë në pranga 71 persona në disa shtete të ballkanit dhe në Itali. Vetëm në shqipëri janë arrestuar 7 persona, mes tyre kreu i këtij grupi Indrit Dokle dhe në Kosovë është kapur numri dy Izet Krasniqi. Ndërsa në Durrës dhe Vlorë janë arrestuar shtetasit Zenel Balla, Elvin Muço dhe në Vlorë Shpëtim Danaj.
 
Shpartallohet rrjeti i drogës që vepronte nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Një operacion i gjërë anti drogë, i organizuar nga Drejtoria Qëndrore e Antimafias në Itali dhe karabinierët, kanë bërë me dije se ka arrestuar 71 persona, si pjesë e një orgaizate kriminale që vepronte në disa shtete të ballkanit, si Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Bosnjë, Kroaci, Slloveni dhe Itali. Rrjeti kryesohej nga shqiptarë dhe në krye të këtij grupi sipas hetimeve të antimafias italiane, kanë qënë Indrit Dokle, që konsiderohet si numri dy i bandës së Durrësit dhe Izet Krasniqi, një kosovar me banim në Prizren, që drejtonte rrjetin, në Mal të Zi, Bosnjë dhe Kroaci.

Krasniqi në shumicën e rasteve siguronte korrierët, ndërsa Indrit Dokle që ndodhet tashmë në burg, drejtonte grupin, me telefon nga qelia e tij e 313. Dokle, aktualisht është dënuar me burgim të përjetshëm dhe me 16 vite burg për akzuën e drogës. Ndërsa, numri dy i rrjetit të drogës Izet Krasniqi allias Lision Krasniqi, për këtë çështje është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 16 vjet heqje lirie. Drogaj heroinë, sigurohej në Turqi dhe më pas transportohej me korrierë të ndryshëm në Shqipëri, duke i nisur sërisht me korrierë kosovarë dhe malazezë në drejtim të Italisë. Mësohet se në total, rrjeti ka arritur të trafikojë mbi 200 kg heroinë në disa vite.

Tre shoqatat
Italianët, kanë nisur hetimit për shkatërimin e këtij rrjeti që në vitin 2009, pas arrestimit të një korrieri italian që u diktua në Udine me 1.5 kg heroinë. Prokurori i antimafias në trieste identifikoi një strukturë Shqiptarësh-Boshnjakësh dhe Kosovërë, të cilin ishin më tepër të dedikuar në trafikun e sasive të mëdha të trafikimit të heroinës nga Shqipëria në Itali, nëpërmjet Kosovës dhe Bosnjës. Gjatë fazës së hetimit është mësuar se qëllimi i parë i këtij grupi kriminal ishte trafikimi i drogës, përmes Bosnjës, Kroacisë dhe Sllovenisë rreth 240 kg i heroinës, që blihej nga grupe të ndryshme, italiane dhe shqiptare, me rrënjë në Abruco, Lombardisë, Emilia - Romagna, Puglia, Friuli Venezia Giulia dhe Liguria.

Antimafia, gjatë hetimeve ka nxjerë se rrjeti vepronte në tre shoqata të veçanta, ku një grup ofrues droge, i kryesuar nga trafikantët e drogës Indrit Dokle dhe Izet Krasniqi, i cili përbëhet kryesisht nga subjektet e nacionalitetit shqiptar, të ndarë në dy qeliza, respektivisht me rrënjë në Shqipëri, midis Durrësit dhe Tiranës, dhe në Kosovë, Prizren, me shfaqjen në disa qytete italiane, duke përfshirë Pescara, La Spezia, Milano, Bergamo, Padovës, Udine, Asti, Mantua, Firence, Romë, Ravenna, Imola, Bologna, Taranto, Bari dhe Leçe. Grupi i dytë i kryesuar nga Adnan Ilijazagiç dedikuar për transferimin e ngarkesave të heroinës dhe rekrutimin e korrierëve të saj, me bazat e tyre në Bosnjë, në Velika Kladusa, si dhe me projeksionet në Evropë. Grupi i tretë, që njihet si një grup orbital i familjes Enzo Gargivolo që kishte dhe ka aftësinë për të trajtuar flukset e mëdha të heroinës, vepronin në Pescara dhe provincat fqinje.

Operacioni “Ellenika”
Operacioni “Ellenika” ka nisur në orët e para të mëngjesit të djeshëm ku në aksion kanë marrë pjesë jo vetëm forcat karabinieri, por edhe policitë e disa shteteve ballkanike. Forcat Speciale, të Policisë së Shtetit në mbështetje të operacionit ndërkombëtar, kanë ekzekutuar gjatë ditës së djeshme 7 urdhër arresti, ku katër janë komunikuar në burg dhe tre të tjerë janë ekzekutuar në Durrës dhe Vlorë. Kështu në ambjentet e burgut, policia i ka komunikuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar të dënuarit Indrit Dokle, Jorid Xhungës, Shefqet Vatës dhe Arben Shtëmbarit.

Ndërkohë që në mëngjesin e djeshëm në Durrës janë arrestuar nga Forcat Speciale dhe Zenel Balla dhe Elvin Muço. Prangat kanë “kërcitur” edhe në Vlorë, ku në këtë qytet është arrestuar shtetasi Shpëtim Danaj. Në itali janë arrestuar dhe vllezërit Renald dhe Roxhen Velja, të cilët kanë qënë korrierë të grupit. Sipas burimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në Kosovë është arrestuar para dy javësh dhe numri dy i këtij grupi Izet Krasniqi. Operacioni ka shtrirë efektin dhe në Itali, Bosnjë, Kroaci etj, ku shumë persona janë arrestuar si pjesë e këtij rrjeti që duket se kishte monopolin e trafikut të heroinës në segmetin Turqi-Shqipëri, Mal të Zi, Bosnjë, Kosovë, Kroaci, deri në Shqipëri.


Të arrestuarit nga policia shqiptare
Zenel Balla, nga Durrësi arrestuar sot
Elvin Muço, nga Durrësi arrestuar sot
Shpëtim Danaj, nga Vlora arrestuar sot

U është komunikuar urdhëri i arrestit ndërkombëtar:
Indrit Dokle, nga Durrësi Aktualisht në burg
Jorid Xhunga, nga Përmeti Aktualisht në burg
Shefqet Vata, nga Kukësi Aktualisht në burg
Arben Shtëmbari Aktualisht në burg

Janë arrestuar në Itali:
8. Renald Velja
9. Roxhen Velja

Të arrestuar dhe në arrest shtëpie janë:
Carmelo Açetta
Felice Bellotti
Roberto Bellotti
Lauro Cetrullo
Paride D’Antonio
Marco Di Cesare
Giulio Di Pietro
Italo di Roço
Giuseppina Insolia
Alessandro Mariani
Antonello Parbone De Matteis
Moreno Russi e Moreno Sagazio
Claudio, Fabio e Lino Spinelli
Alessandro e Gianluca Tavoletta
Simone Toro, Domenico Caposano nga Peskara
Emanuela Guarnieri
Ettore Guarnieri
Roberto Tarquini nga Teramo
Luca Attilio Mingolla nga Taranto
Silvia Sperinteo nga Leçe
Guido Guarnieri nga Ankona

Të dënuar që u është komunikuar masa e arrestit:
Giuseppe Caposano
Roberto Martelli
Danilo e Marino Parbone De Matteis e Luigi Sivitilli.

Në arrest shtëpie:
Claramonica Russi
Fiorella Olivieri nga Peskara,
Marilena Di Giorgio Teramo
Fabio Alleva
Stefano De Rosa
Edera Dell’ Aquilano
Antonella Stenta
Eros Cassano nga Kieti
Anacleto Di Roço nga Teramo
Daniele Petrelli
Francesca Petrelli nga Leçe


 
Shkrimi u publikua sot (22.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë