“Ese mbi Kulturën, Politika e Fuqia"
 libri më i fundit i Franco Ferrarotti

“Ese mbi Kulturën, Politika e Fuqia libri më i fundit i Franco Ferrarotti">
VLORE - “Ese mbi Kulturën, Politikën dhe Fuqine", kështu titullohet libri më i fundit i sociologut italian, Franco Ferrarotti, i cili u prezantua gjatë ditës sotme në ambjentet e konsullatës italiane në Vlorë, nën kujdesin e konsullit, Stefano Bergesio, dhe Kryeredaktores së Academicus International Scientific Journal, Prof. Dr. Arta Musaraj.

Franco Ferrarotti, një prej sociologëve më të rëndësishëm italian në nivel global, vjen me një përshkrim përmes 7 eseve të historive të Mesdheut dhe Europës, përmes një vështrimi filozofik të proçeseve sociale që i kanë shoqëruar thuajse në tre shekuj këto vende. 

Për Konsullatën e Përgjithshme të Italisë ky i sotmi është eventi i parë që do të ndiqet nga një sërë evetesh të tjera kulturore e jo vetëm gjatë 2015. Kjo konsullatë do ketë një godinë të re shumëfunskionale, ndërsa kosnulli Stefano Bergosio premtoi se konsullata do kthehet në një qëndër kulturore.

konsullata italiane vlore

“Ky është eventi i parë kulturor i konsullates italiane per ketë vit, ndërsa 6 mujorine dytë të vitit të tilla evente do intenstifikohen, teksa në këtë kohe do kemi edhe një seli të re. Godina e re do jetë multifunkiosnale dhe do na shërbeje për të realizuar sa më shumë aktivitete dhe synimi jonë është kthimi i saj në një qëndër kulturore italianë në Vlorë”, deklaroi Bergosio.

konsullata italiane vlore


"Academicus International Scientific Journal" është një revistë shkencore ndërkombëtare me qendër pikërisht në Vlorë, që në bashkëpunim me qarqet akademike italiane, sjell këtë libër cilësor, i cili përbën një burim kryesor aktual për kërkuesit në fushën e sociologjisë në Mesdhe e më gjerë

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Putin zotohet për mandatin e tij të pestë: Ne nuk refuzojmë dialogun me vendet perëndimore

Putin zotohet për mandatin e tij të pestë: Ne nuk refuzojmë dialogun me vendet perëndimore