“Evazioni Elektrik”
konkurrencë e pandershme

Përgjatë tranzicionit ekonomik të stërgjatur, ka qenë kontrabanda e artikujve të ndryshëm mënyra për të vrarë dy zogj. Pra, edhe për të vjedhur atë pjesë, që në fakt i takonte buxhetit të shtetit, por edhe për të siguruar nja avantazh të padrejtë konkurues në treg. Mirëpo, nuk paska qenë kjo e vetmja mënyrë. Sepse një status të tillë e paska patur edhe “evazioni elektrik”, pra mospagimi i faturave të energjisë elektrike.

Këto ditë u bë i njohur fakti se fabrika e prodhimit të tullave në Korçë kishte një detyrim të papaguar ndaj OSHEE-së prej 206 milionë lekësh. Energjitë kundërshtuese dhe replikuese nuk u përqëndruan në faktin nëse është i vërtetë apo jo ky fakt, por në tjetrin, nëse personi i përmendur si aksioner i saj është apo jo i tillë. E pra fakti është se ajo dhe fabrika të tjera të prodhimit të tullave, të njohur si konsumatorë të mëdhenj industrial janë “evazorë elektrikë”.

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Me dhjetë qepje në kohë, Berat Gjimshiti s'dorëzohet! Sot i gatshëm kundër Juventusit

Me dhjetë qepje në kohë, Berat Gjimshiti s'dorëzohet! Sot i gatshëm kundër Juventusit