“Ezel”, tani burrat heqin
dorë nga futbolli

“Ezel”, tani burrat heqin <br />dorë nga futbolli
TIRANË – Meshkujt shqiptarë nuk do ta mendonin dot kurrë, që një ditë do të zgjidhnin mes futbollit dhe mashkullit të preferuar të grave të tyre.
Dhe në fakt “Ezel” duket se ia ka arritur të bëjë meshkujt, të heqin dorë nga gozhdimi para ekranit për 90 minuta futboll.
Telenovela turke rezulton që këto dy muaj të ketë arritur një shikueshmëri edhe më të lartë se ndeshjet e “Champions League”.
Ky fakt pohohet nga drejtori i programacionit në Tv Klan, Albert Dumani. Në një intervistë për gazetën “Mapo”, Dumani pranon se ka patur pakënaqësi në dy netët kur është spostuar seriali i orës 20.05 për të parë dy ndeshjet e futbollit.

Albert Dumani pohon se me dhjetëra telefonata dhe qindra komente në “Facebook” kërkojnë të transmetohet vetëm “Ezel”. “Komentet kanë arritur deri aty sa të mos e duan më ‘Champions League’ në ‘Tv Klan’ dhe kërkojnë medoemos “Ezel”. “Sapo ora kalon 20:10, kam dhe telefonata nga miq dhe kolegë se përse nuk ka ‘Ezel’ sonte kur është e martë dhe e mërkurë, apo postimet e shumta në “Facebook” që shprehin shumë mërzitje sepse u mungon ‘Ezel”, – pohon Dumani.


ÇFARË DUHET TË DINI PËR EZEL?

Hoteli ku janë xhiruar episodet e para ndodhet në veri të Qipros dhe është hoteli “Kaya Artemis”.
Qendra e Artit të Stambollit është përdorur si shtëpia luksoze e Ezelit.
Poemat që daja Ramiz thotë gjatë serialit iu përkasin filozofëve të famshëm, si Omer Hayyam, Rumi dhe poetëve Oscar Wilde, Shakespeare, Nazım Hikmet, Edip Cansever dhe Birhan Keskin.
Makina sportive e përdorur në episodin e parë është “Shelby Cobra” e vitit 1965. Autoveturat e tjera të përdorura në serial janë: Maserati quattroporte, Bently Arnage T, BMW X5, BMW X6.
Fred Perry ka rritur shitjet falë Ezel. Xhaketat dhe këmishat e veshura nga Ezel u bënë shumë të kërkuara në Turqi. Si pasojë e suksesit të Ezel, dega e Fred Perry në Turqi renditet e 5-ta në botë për nga shitjet.
Palltoja kafe dhe syzet e Ezelit u bënë shumë të kërkuara nga fansat në mbarë botën dhe gjatë gjithë kohës, në kompaninë e prodhimit filluan të vijnë telefonata çdo ditë për të ditur markën e tyre.
Numrat e telefonit të Ezelit dhe Ejshanit që shfaqen në ekran, janë telefonuar nga miliona fansa të serialit, edhe pse ata numra ishin fals, nuk ekzistonin. Fansat në të gjithë botën kanë bërë kërkesë në kompanitë celulare të vendit përkatës, për të ndryshuar numrin e tyre, sipas numrit të Ezelit apo Ejshanit.
Ezel është seriali më mediatik i momentit. Editoriale të shumta janë bërë enkas për fenomenin ‘Ezel’. Është vendosur 70 herë nëpër gazetat turke nga 39 editorialistë.
Kıvanç Tatlıtug që shfaqet në seritë e mëvonshme, ka mahnitur audiencën dhe ka qenë lajmi më i klikuar në “Twitter”, si aktori turk më i ndjekur në të gjithë botën.
Kerem Deren është njëri nga skenaristët e Ezel dhe është 38 vjeç. Ai ka studiuar në Akademinë e Arteve në Turqi, Angli dhe SHBA. Bashkë-skenariste është 29-vjeçarja Pınar Bulut, e cila ka përfunduar studimet për letërsi turke. Ezel është produkt i një pune 2-vjeçare nga dy skenaristë, të cilët krijuan një fenomen televiziv botëror.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje