Një herë e një kohë të ushqyerit me duar ishte mëse normale. Por më pas rregullat dhe normat lindën së bashku me përdorimin e objekteve të kuzhinës, të si luga apo piruni.
Ky i fundit edhe pse besohet të jetë shpikur që nga antikiteti grek filloi të hynte në kuzhinën europiane vetëm në shekullin e 18-të. Por rëndom kohët rikthehen. Dhe ashtu si në modën e veshjeve dhe aksesorëve kur vitet e shkuara rivijnë me një formë të re, edhe ushqimi me duar po njeh në performancë të re gjatë kohëve të fundit. Ato kafshata të vogla, që merren me gishta për tu shijuar si një e tërë e vetme kanë krijuar tashmë atë që quhet "finger food".
Një lloj ushqimi që është përhapur tashmë në mbarë botën dhe që po dominon edhe menytë e shefave më të njohur ndërsa është shndërruar ndër format më të veçanta të të ushqyerit në bankete, pritje apo festa familjare dhe miqësore. Por edhe aktivitete. si “Plisi i fundit” ku 9 shefa të kuzhinës shqiptare sollën produktet shqiptare në dy kafshata.
FINGER DHE FOOD
Cfarë është Finger Food? Përgjigjen e parë e marrim nga autorja e rubrikës Luga e Argjendtë, Dhurata Thanasi:‘ Shumë e thjeshtë! Finger Food është ushqim që hahet me gishta/dorë, pra i vogël dhe pa “takëme” siç thotë populli. Eshtë kthim në identitet, aty ku njerëzimi që përpara se francezët të sillnin “bonne ton”-in dhe përdorimin e lugës, pirunit etj. Kam përshtypjen që ka rilindur në Angli me të famshmen “happy hour”, ku njerëzit mundohen të hanë pak nga të gjitha”. Teksa kërkojmë pak më shumë për finger food, Armand Kikino historian dhe chef kuzhine prej dhjetë vjetësh thotë: “Të ngrënit me dorë është gjëja më natyrale që ne mund të bëjmë pasi në origjinë gjithkush nga ne është ushqyer me dorë (foshnjet që lëpijnë gishtat pasi i kanë futur në ushqimet e përgatitura për ta) por edhe shumë kultura në mbarë botën e kanë traditë të ngrënit me dorë”.
Në Etiopi ushqimi vazhdon të konsumohet me duar, por realisht finger food është një formë tjetër shërbimi, në fakt më e sofistikuar se mënyra etiopiane, një lloj arti kulinar në miniaturë, apo një art në dy kafshata. Një art që është bërë i pranishëm për të gjithë, ata që kanë marrë pjesë qoftë edhe vetëm një herë në një pritje apo festë.
FINGER FOOD DHE SHQIPTARËT
Ushqimi me dorë, është një formë e re në botë, por realisht si vjen ai në Shqipëri? A ka një të shkuar të përafërt dhe a është ai një shërbim me të cilin shqiptarët janë familjarizuar?
“Dikur ka patur paragjykime si p.sh “Dua pjatën time…” etj. Por tani në pjesën më të madhe të njerëzve nuk përbën problem forma, por shikojnë përmbajtjen.”-thotë shef Kikino.
”Ne shqiptarët, po ta shohësh hollë-hollë e kemi përdorur me kohë “ushqimin e dorës” për shembull qoftet, byreçkat, petullat etj, por dhe me ëmbëlsira të ndryshme ku nuk nevojiteshin takëmet si; llokumet, hallva, gurabijet etj.”-thotë Dhurata Thanasi e cila mendon që dhe këto janë një formë e “finger food” dhe vazhdojnë akoma të rezistojnë. “Si çdo lloj mode që ka ngërthyer njerëzimin, dhe shqiptarët i janë dorëzuar pa rezerva kësaj tendence dhe nuk ka bar e restorant në kryeqytet që nuk ofron servirje të tillë”.
Shef Kikino mendon se “tendenca për finger food ka qenë gjithmonë prezent në vendin tonë në formen klasike të këtij lloj shërbimi kryesisht në pritje te niveleve te ndryshme si për festa familjare por edhe për takime zyrare. Kohët e fundit finger food –i ka hyrë në formën e konsumit të një vakti ose një aperitivi në bare, si për të thyer urinë por edhe për të filluar vaktin me një aperitiv ku një pije shoqërohet me diçka e cila kapet me dorë ose me një kruajtëse dhëmbësh e cila shërben kryesisht për të bashkuar elementët që përbëjnë gatesën, për shembull mbi një minisanduiç duhet të fiksojmë një kokërr ulliri, etj”. Ai mendon se në 20 vitet e fundit është zhvilluar shumë shërbimi në vendin tonë.
“Ne trashëguam një formë standard, atë të ushqimit social i cili kishte norma dhe forma shërbimi të përcaktuar. Mund te themi se pas vitit 2000 kemi një diversitet më të madh teknikash shërbimi dhe konsumi. Ajo që është interesante është fakti se po zëvendëson traditën e vjetër të “ takimit për një kafe” tani po gjen hapësirë shprehja “Takohemi për të ngacmuar (ngrënë) diçka…?”.
KU (NUK)PERDORET 'FINGER FOOD'
Pyetja e radhës për dy specialistët e kuzhinës, vjen natyrshëm. Ku dhe nuk përdoret ushqimi me duar? Për autoren e Lugës së Argjendtë varet gjithmonë nga lloji i festës, i ngjarjes për të cilën mblidhen njerëzit etj. “Sigurisht kur kemi nje darke intime, me njerez te familjes, apo ne raste festash tradicionale, apo jo me shume se 4-5 vete, mendoj që “finger food” duhet shmangur. Ndersa ne rastet e pritjeve apo festimeve me numer te madhe njerezish ky lloj shërbimi është shumë i volitshëm. Duhet patur gjithmonë një shërbim tejet profesional, në mënyrë që të ftuarit të mbeten të kënaqur dhe ushqimi të serviret respektivisht. Personalisht jam e mendimit që “class-i” i të gatuarit dhe “respektit” për të ftuarit mbetet gjithmonë në tavolinë”- thotë Thanasi.
Në një shpjegim pak më konkret shef Kikino saktëson se çdo lloj pjate mund të konvertohet në një minipjatë. ”Ky është një lloj shërbimi jo lloj ushqimi pasi teknikat e përgatitjes dhe të shërbimit e përcaktojnë si të tillë. I njëjti ushqim i shërbyer ndryshe, por dhe i pregatitur në formë të tillë që t’i përshtatet shërbimit. Një sallatë “caesar salad” shërbehet në tas ose pjatë, por mund të shërbehet edhe në një copë bukë të thekur duke vendosur të gjithë elementet mbi të në të kundërt të asaj që i vendos në pjatë, d.m.th. bukë, sallatë jeshile, pulë dhe parmixhano (shpesh shtojne edhe pancetë, por nuk është receta origjinale) duke i spërkatur me salcën e vet.
Rastet ku mund të përdoret ky lloj shërbimi janë shumë si pritje zyrtare ku kamerierët lëvizin në sallë duke ofruar vazhdimisht pije dhe ushqime për të mos patur nevojë për pjatë dhe pecetë, në bufetë e shërbyera ku të ftuarit marrin herë pas herë atë që dëshirojnë, por edhe në bare e restorante që ofrojnë shërbimin e aperitivit” saktëson Kikino.
TE HASH ME DUAR DHE NE KEMBE
Për këdo që e ka për herë të parë, por ndoshta edhe për të tjerë, të ngrënit në këmbë, me ushqimin në duar, me njerëz të cilët kërkojnë të bisedojnë me ty, sigurisht që është një lloj sfide për të veten nga njollat, pikat e ushqimit që bien me veshje teksa dora lëviz pak më shumë nga duhet apo miku juaj afrohet për t’ju takuar dhe ja… sa keq.. duhet harron që ka filxhan me supë vegan në dorë… Përfundimi merret me mend lehtë, por kjo mënyrë e të ngrënit ka dhe favoret e veta sipas Dhurata Thanasit.
“Ah, po nuk pate “stilin” e duhur dhe ndonjë kunj kuzhine apo selino që të të mbajë gjizën, me këtë lloj ushqimi bëhesh shumë pis. Gjithsesi të bën që të afrohesh me njerëzit, të rrish pranë ku luhet muzika, apo t’i largohesh me lezet “shefit” me justifikimin që qoftet prej karkalecash deti të kishin pelqyer shume, dhe të “arratisesh” me te dashurin apo shoqen e zemrës, në një skutë. Gatsby thoshte që mbrëmjet e mëdha ishin shumë intime, pasi asnjë nuk e kishte mendjen tek ti. Në rastin e festave të “Finger Food-it funksionon”- përfundon ajo.
Për të shmangur vështirësinë e të ngrënit në këmbë, disa dizenjues janë impenjuar për të gjetur zgjidhje. Njëra syresh është një unazë që vihet në gishtin tregues dhe në platformën e saj të madhe vihet ushqimi.
Një tjetër ide është një pjatë me ndarje që vihet në grykën e shishesh, por sigurisht problemi qëndron se cfarë ndodh kur dëshiron të pish….. Në fund të këtij shkrimi mund të thuhet se finger food është një ushqim për të gjithë. Natyrisht kur përgatitet me përbërës të shëndetshëm dhe përshtatshëm për këtë lloj shërbimi. Aq sa të gjithë lëpinjë gishtërinjtë!
Shkrimi u botua sot në gazetën “Shqiptarja.com” (print) 02.08.2013
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com