“Flamuri” në Beograd skuq
profilet e artistëve shqiptarë
‘Flamuri’ kuq e zi në Beograd ka skuq profilet e artistëve shqiptarë gjatë 24 orëshit të fundit. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe,‘Vipat’ shqiptarë aneknëd botës nuk kanë hezituar që të shprehin patriotizmin duke i dhënë forcë dhe uruar lojtarët për qëndresën. Ndër emrat që kanë spikatur për dashurinë e tyre të
‘Flamuri’ kuq e zi në Beograd ka skuq profilet e artistëve shqiptarë gjatë 24 orëshit të fundit. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe,‘Vipat’ shqiptarë aneknëd botës nuk kanë hezituar që të shprehin patriotizmin duke i dhënë forcë dhe uruar lojtarët për qëndresën. Ndër emrat që kanë spikatur për dashurinë e tyre të zjarrtë ndaj kuqezinjve kanë qenë; Luana Vjollca, Angela Martini, Dafina Zeqiri, Vedat Ademi i cili ka veshur bluzën e kuqe bashkë me djalin e tij, Afërdita Dreshaj, aktori Blerim Destani apo emra të njohur të muzikës dhe ekranit si Noizy, Valbona Selimllari, Alban Skënderaj dhe humoristi shkodran Julian Deda.
Menjëherë pas ndërprerjes së ndeshjes, as modelja e njohur Afërdita Dreshaj nuk ka mundur të rrijë indiferent ndaj shqipeve. Në rrjetin social “Instagram” ajo ka postuar një fotografi me kapitenin e kombëtares, Lorik Cana. “Krenare me ty o Lorik Cana! Na e bërë zemrën mal ! Rrofsh sa malet #unebesoj #lorikcana #shqiperia #albania”, ka shkruar ajo përbri kësaj fotoje. Ndërsa aktori Blerim Destani s’ka ngurruar, por ka theksuar se për Serbinë më e rëndë ka qenë kjo fluturake se sa bombardimet e Nato's 15 vjet më parë. “Ky aeroplan më i rëndë ke për Serbinë se aeroplanët e NATO's para 15 vjetve”, ka shkruar Destani mbi foton e flamurit të vendosur në mes Beogradit.
Edhe Rita Ora e ka pasur të pamundur të reagojë pas atyre që ndodhën në Serbi-Shqipëri. Natyrisht, këngëtarja me origjinë kosovare, por me banim në Britani, ka shprehur të gjithë krenarinë e saj, përmes një postimi në Facebook. Në një mesazh gjysmë shqip e gjysmë anglisht, ajo shkruan: “Isa, shqipet sot të kanë bërë krenar mes Beogradit. Mos e prekni Flamurin tonë me ato duar të pista. S'kam qenë kurrë krenare që jam shqiptare, më shumë sesa sot. BAC U KRYYYYYYY BREEEEEEEE”. Këta janë vetëm disa nga personazhet që nuk ngurruan të diskutojnë dhe trajtojnë më gjerë lojën mes futbollistëve shqiptarë dhe atyre serb, e cila u ndërpre për shkak të dhunës ushtruar ndaj futbollistëve shqiptarë.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm (16 tetor 2014) të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
12/3
Sondazhi i ditës:
Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?
-
Po
51.9%
-
Jo
37.4%
-
Nuk e di
10.7%
Vota total: 4684
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pasuria ju favorizon! Shtatori do jetë muaj plot sukses dhe gëzim për këto shenja horoskopi
25 Gusht, 22:56
-
Papa Françesku dënon vendimin e Ukrainës për ndalimin e aktiviteteve të lidhura me Kishën Ortodokse Ruse
25 Gusht, 22:44
-
Izraeli dhe Hezbollahu buzë konfliktit që asnjëra palë s’e dëshiron
25 Gusht, 22:41
-
Dy eurogola dhe një karton i kuq! Partizani 'thyen' Skënderbeun në minutat shtesë
25 Gusht, 22:22
-
VIDEO/ Ylli Manjani e kap me mediat që e nxorën duke kërcyer: Bëhet qejf me muzikë greke, opa
25 Gusht, 22:04
-
Kurum mbyll dyert pas skandalit me mbetjet, ish-ministri Malaj: Kërcënon të lërë qindra familje pa punë, kriminale! Qeveria të mos e tolerojë
25 Gusht, 21:41
-
Mero Baze: A po shantazhon vërtet 'Kurum'-i, apo po bëhet gati të ikë?
25 Gusht, 21:28
-
Situata në Lindjen e Mesme, dy aeroplanmbajtëse amerikane do të qëndrojnë në gatishmëri
25 Gusht, 21:24
-
NASA: Dy astronautët do të kthehen në Tokë me sondën e firmës SpaceX
25 Gusht, 21:00
-
U dhunua nga motrat Berishaj, Klea Prenga publikon pamjet e reja, ja si duket në fytyrë
25 Gusht, 20:36
-
Studimi i lëvizjeve të bebeve mund të paralajmërojë për autizmin
25 Gusht, 20:26
-
Pesë shenjat e Horoskopit që janë mjeshtra në flirtim
25 Gusht, 20:15