“Flauti Magjik”, premierë në TKOB
Moxarti këndohet në gjuhën gjermane

“Flauti Magjik”, premierë në TKOB<br />Moxarti këndohet në gjuhën gjermane
Opera “Flauti Magjik” do të jetë premiera e parë e sezonit artistik të Teatrit të Operës dhe Baletit që do të ngjitet në skenë në datat 23 dhe 25 Tetor.

Shfaqja e kësaj opere është një akt simbolik, sipas drejtoreshës së institucionit Zana Çela, sepse ngjiten në skenë në kuadrin e festimit të 60 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Austrisë.

Sot vijmë për të prezantuar premierën e këtij sezoni, premierën e parë ‘’Fauti Magjik’’, është shprehur Çela. 

 Vepra e njohur e Moxart realizohet përmes sfidave, sepse është një nga ta rrallat e shkruar në gjuhën gjermane me libret të Emanuel Shikaneder.

Regjisori Nikolin Gurakuqi rrëfen sesi janë është realizuar vepra:

''E veçanta e ‘’Flautit Magjik’’është njëse kjo është një vepër gjermanike, e tipit sikshpil me tekst të folur dhe me numër muzikor të mbyllur. Kritika këtë vepër e ka quajtur një vepër të modelit tipik gjermane. Moxarti është më shumë një kompozitor i modelit italian. Dialogjet në gjuhën gjermane janë një vështirësi e shfaqjes. Duke e parë vështirësit e kam shkurtuar tekstin në limite e mundshme'', u shpreh Gurakuqi.

Premiera “Flauti Magjik” sjell për herë të parë në Shqipëri sopranon turke Serenad Uyar në rolin e Mbretëreshës së Natës dhe dirigjentin austriak Pierre Pichler.

Solistët që do të këndojnë janë Armando Likaj, Ulpiana Aliaj; Enkelejda Kamani, Klodjan Kaçani, Enrico Marchesini, Rezarta Qevani, Dorina Selimaj, Sonila Baboçi, Shpresa Beka e të tjerë.

[gallery]19205[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit