“Fondi i Komuniteteve”, Veliaj: 200
mln lekë në dispozicion,si përfitohet

“Fondi i Komuniteteve”, Veliaj: 200<br />mln lekë në dispozicion,si përfitohet
Nëpërmjet një skeme fondesh të vëna në dispozicion nga Bashkia e Tiranës, banorët e lagjeve të ndryshme mund të organizohen së bashku nën udhëheqjen e administratorëve për të përfituar bashkë-financim për projekte infrastrukturore për të adresuar një problem të caktuar në komunitetin e tyre.
 
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj prezantoi Programin e “Fondit të Komuniteteve” që synon të nxisë bashkëpunimin efektiv në mesin e qytetarëve për përmirësimin e infrastrukturës së blloqeve të banimit dhe ruajtjen e ambienteve në pronësi të përbashkët.
 
“Bashkia do të vërë në këtë vit në dispozicion 200 milionë lek që do të përdoren si një fond. Fillimisht për ta pilotuar tek të gjitha ato pallate me administratorë, ku administratori propozon në emër të banorëve një ndërhyrje, që mund të jetë veshje, lyerje, mund të jetë eficencë energjetike, hapësire lulishte, një ramp nëse ka personale me aftësi të kufizuar ku ndërtuesi e ka bërë pa të, panele diellore, një gamë ndërhyrjesh”, theksoi Veliaj.
 
Kreu i Bashkisë deklaroi se për të marrë mbështetje nga fondi i Komuniteteve, së pari, qytetarët duhet të zgjedhin administratorin e pallatit të tyre.
 
“Duhet të kesh administratorë pallati. Kjo është një mënyrë që të inkurajojmë që  sa më shumë banorë të bëhen bashkëvendimmarrës të fatit të lagjes së tyre. Pra fillimisht duhet të kenë administratorë pallati. Kemi ecur mirë me 1147  pallate në këto 6 muaj që kemi nisur. Tashmë është formuar kryesia e asamblesë së banorëve, në shumicën e tyre kryesia e asamblesë së banorëve ka filluar tashmë procesin e zgjedhjes së administratorëve. Disa kanë zgjedhur administratorë, disa kompani. Për të gjithë ata që kanë zgjedhur tashmë administratorët, ata mund të vijnë para Bashkisë që të prezantojnë një projekt, ku gjysmën do e vërë bashkia dhe gjysmën pallati”, sqaroi ai.

veliaj per administratoret
 
Kryebashkiaku deklaroi se përmes kësaj skeme synohet jo vetëm përmirësimi i infrastrukturës, por edhe ruajtja e tyre nga qytetarët.
 
“Siç bëhet në të gjithë vendet e botës që për diçka që përfitoj unë, edhe unë jam gati të kontribuoj. Aty ku njerëzit kontribuojnë, aty sigurohet edhe të ruhet investimi i kryer”, tha kreu i bashkisë.
 
Nëpërmjet këtij programi synohen të arrihen një sërë objektivash të cilat nuk kanë të bëjnë vetëm me përmirësimin e ambienteve të përbashkëta por gjithashtu synojnë ndryshimin e mentalitetit të bashkëpunimit mes qytetarëve dhe institucioneve publike.

Ky program përbën një mundësi mjaft të mirë për ta kthyer qytetarin në pjesë thelbësorë të procesit vendimmarrës kundrejt nevojave personale dhe atyre të komunitetit.

Gjithashtu programi kontribuon në ndërgjegjësimin e tij duke i dhënë më shumë përgjegjësi në menaxhimin e fondeve dhe në mirëmbajtjen e ambienteve të përbashkëta.

veliaj per administratoret
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv