“Forca Rinia” në Korçë: Problem
varfëria e niveli i lartë i papunësisë

“Forca Rinia” në Korçë: Problem<br />varfëria e niveli i lartë i papunësisë
“Forca Rinia” sot u ndal në qytetin e Korçës ku kjo parti është përqafuar që në ditët e para dhe numëron qindra anëtarë e simpatizantë. Të rinjtë e qytetarët korçarë, ndanë me Kryetarin e Partisë Forca Rinia z.Dritan Broka shqetësimet e tyre. Ajo çka i shqetëson më së shumti ata është niveli i lartë i papunësisë dhe varfëria.

Të rinjtë e Korçës bënë propozimet e tyre duke shtuar kështu një faqe të re në programin politik të “Forca Rinia”, e para parti që do të dalë në zgjedhjet e ardhshme me një program të hartuar nga vetë qytetarët.

Ndërkaq kreu i kësaj force u shpreh se tre janë shtyllat kryesore të programit të kësaj partie, ekonomia, demokracia dhe Rinia.

"Mos të jetë plani i një grupi të vogël por plani i të gjithë personave që kanë kontribuuar, Shqipëria me të rinjt një program që do jetë kombëtarë por dhe lokal me të rinjtë në krye duke u bazuar në 3 boshte demokraci, ekonomi dhe rini."-tha kryetari

Gjithashtu kryetari i “Forca Rinia” Dritan Broka në fjalën e mbajtur u shpreh në mbështetje dhe në të njëjtën vije politike me qëndrimet e përfaqësuesve të SHBA dhe BE.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar