“Francë 2016”, ja çmimet e biletave
përtë ndjekur kombëtaren në Paris

“Francë 2016”, ja çmimet e biletave<br />përtë ndjekur kombëtaren në Paris
Kualifikimi drejt Evropianit i bën të gjithë shqiptarët që tashmë të shikojnë drejt “Francë 2016” edhe për të siguruar biletat. Faqja zyrtare e UEFA-s bën publike çmimet e biletave për të gjitha ndeshjet. 

Kështu në ndeshjen hapëse, që do të jetë vendi mikpritës Franca kundër një prej ekipeve që do të shortohet në grup. Çmimet e biletave do të variojnë nga 75 euro për një biletë pas porte dhe deri në 595 euro për në tribunë.

Ndërkohë që për ndeshjet në grupe, si dhe për fazën e parë të eliminimeve direkte, çmimet do të jenë më të arsyeshme duke variuar nga 25 euro pas porte e deri në 145 euro në tribunë.

Ndeshjet e fazës së grupeve në kampionatin evropian do të zhvillohet nga 10 deri në 22 qershor 2016. Ndërsa finalja e këtij kampionati do të mbahet më 10 korrik nga ora 21:00.

Ndeshjet e Kampionatit Evropian do të luhen në plot 10 stadiume nga më elektrizuesit, ndërsa ndeshja e parë dhe finalja do të luhen në stadiumin kryesor francez “Stade de France” me një kapacitet maksimal prej 80 mijë vendesh.

Çmimet e biletave:

Ndeshja hapëse:
Kategoria 4: €75
Kategoria 3: €195
Kategoria 2: €395
Kategoria 1: €595

Faza e grupeve – raundi i 16:
Kategoria 4: €25
Kategoria 3: €55
Kategoria 2: €105
Kategoria 1: €145

Çerekfinalet:
Kategoria 4: €45
Kategoria 3: €85
Kategoria 2: €135
Kategoria 1: €195

Gjysmëfinalet:
Kategoria 4: €65
Kategoria 3: €165
Kategoria 2: €295
Kategoria 1: €495

Finalja:
Kategoria 4: €85
Kategoria 3: €295
Kategoria 2: €595
Kategoria 1: €895

Redaksia online
Gre.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Arrestohet çifti shqiptar në qendër të Athinës, u kapën me lëndë plasëse dhe armë në makinë

Greqi/ Arrestohet çifti shqiptar në qendër të Athinës, u kapën me lëndë plasëse dhe armë në makinë