“Frankfurter Allgemeine Zeitung”:
Shqipëria në rrezik nga kriza politike
Gazeta e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” i ka kushtuar vëmendje zhvillimeve të fundit në Shqipëri, duke theksuar se në këtë vend po shpërsohet gjithnjë e më shumë kriza politike
Gazeta e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” i ka kushtuar vëmendje zhvillimeve të fundit në Shqipëri, duke theksuar se në këtë vend po shpërsohet gjithnjë e më shumë kriza politike.
Kreu i komisionit të Politikës së Jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister nuk ia doli dot të ndërmjetësojë mes dy partive kryesore në Shqipëri, thekson në artikullin e së enjtes (27.04) “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. “Partia Demokratike këmbëngul në largimin e kryeministrit, Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike për zgjedhje të ndershme. Socialistët ranë dakord për një qeveri të përkohshme, me përfshirjen e politikanëve opozitarë, por refuzojnë dorëheqjen e Ramës.”
FAZ e vë theksin tek dështimi i afateve të regjistrimit për zgjedhjen, si nga e Partisë Demokratike që nuk u regjistrua në
KQZ, por edhe nga ana e Partisë Socialiste, që la të kalojë afati për regjistrimin e koalicioneve. “Nëse në këto kushte do të bëheshin vërtet zgjedhje, atëherë Rama ka një fitore 90% gati të sigurtë. Problemi është se zgjedhje pa opozitën nuk shihen me sy të mirë në BE, unioni të cilit Shqipëria do t’i bashkangjitet:.
Konfrontimi në luftë të hapurPor afatet kanë kaluar, vëren FAZ, dhe korrigjimet prapavepruese nuk janë më të mundura. Gazeta gjermane thekson se zgjedhjet nuk do të zhvillohen dot më 18 qershor, gjë që ajo e sheh si një dështim të rëndë për qeverinë. “Bllokimi i parlamentit ka traditë në luftën partiake shqiptare. Në vitin 2009 bllokuan socialistët parlamentin, që nuk donin të pranonin humbjen në zgjedhje…konfrontimi i atëhershëm mes dy partive ka kaluar në një armiqësi të hapur që vazhdon deri më sot. Skandalet korruptive të demokratëve dhe drejtësia nën ndikimin politik ishin argumentet kryesore me të cila fituan zgjedhjet socialistët në vitin 2013.”
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.6%
-
Gafë
50.7%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4944
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Dokumentet e skaduara rrezikojnë votën e diasporës, Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë
1 Janar, 12:26
-
Debatet, partitë duan të numërojnë votën e diasporës! PD kundër Celibashit: S’mund të shpikni proces të ri! PS rezerva: Vëzhgues apo anëtarë?
30 Dhjetor 2024, 16:56
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ teston 'PER', platformën për votuesit jashtë Shqipërisë! Celibashi: Llogarinë mund ta krijojë kushdo, nëse përmbushen kushtet regjistrohesh si zgjedhës
27 Dhjetor 2024, 08:55
-
Ambasadori britanik në Kosovë reagon pasi nuk u certifikua Lista Srpska: Procesi të zhvillohet mbi bazën ligjore, jo të interesave politike
24 Dhjetor 2024, 10:34