“Guri i Paqes” edhe në Kosovë

“Guri i Paqes” edhe në Kosovë
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga është takaur me ambasadorin e Japonisë në Vjenë, Shigeo Iëatani dhe përfaqësuesin e Asociacionit Guri për Paqe, Michio Umemoto.

Presidentja Jahjaga dhe ambasadori Iwatani biseduan për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Japonisë.
Jahjaga falënderoi ambasadorin japonez për përkrahjen e vazhdueshme që Japonia i ka dhënë dhe vazhdon ti japë Republikës së Kosovës.
Ajo gjithashtu përgëzoi përfaqësuesit e Asociacionit ”Guri për Paqe” për nismën e tyre për ta sjellë Gurin e Paqes edhe në Kosovë.

Ambasadori i Japonisë, nga ana e tij tha se vizita e tij në Kosovë është mundësi e mirë për të dëshmuar për zhvillimet pozitive në vend.
Ai theksoi se vizita e tij do të shërbejë gjithashtu për t’i avancuar këto zhvillime pozitive dhe më tej nëpërmjet thellimit të bashkëpunimit në mes dy vendeve tona në fushën e ekonomisë dhe në fusha të tjera me rëndësi.

Përfaqësuesi i Asociacionit ”Guri për Paqe” Michio Umemoto tha se janë të impresionuar me fuqinë e popullit të Kosovës për ta rindërtuar vendin, që dëshmon për një proces të suksesshëm të zhvillimit të Kosovës.

(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm